Nikoliç kërcënoi Kosovën, serbët:
President shko vetë dhe lufto

Nikoliç kërcënoi Kosovën, serbët:<br />President shko vetë dhe lufto
Presidenti i Serbisë, Nikoliç vazhdon kërcënimet ndaj Kosovës për dërgimin e ushtrisë, ndërkohë që mediat i kanë dalë kundër.
 
Kryetari i shtetit serb në një intervistë për mediat në Beograd deklaroi se dërgimi i trupave ushtarake në Kosovë nuk është mendimi i tij personal, por qëndrimi i shtetit pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare para dy ditësh.
 
Madje ai thotë se është gati që t'i bashkohet ushtrisë serbe në Kosovë së bashku me dy djemtë e tij nëse do të jetë e nevojshme për të mbrojtur atdheun.
 
Serbia do të mbrojë serbët në Kosovë dhe ‘Metohi’. Ky është qëndrimi i Qeverisë dhe Presidentit.
 
Dhe ajo që unë kam thënë se do të dërgojë ushtrinë në Kosovë është qëndrim i Këshillit për Sigurinë Kombëtare
” ka thënë Nikoliç në një deklaratë për mediat.
 
Ai tha se ka pasur marrëveshje që Serbia nuk do të përdorë të drejtën e saj në bazë të rezolutës 1244 që të dërgojë 1000 trupa në Kosovë, nëse njësia e Kosovës nuk shkon në veri.
 
Pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës kanë shkelur marrëveshjen dhe tani ne duhet të kërkojmë garanci se kurrë më nuk do të shkelin në veri, për të respektuar marrëveshjen” tha Nikoliç.
 
Deklarata e Nikoliç vjen pas asaj të ministrit të Jashtëm të Rusisë, i cili kërkoi që forcat e Kosovës duhet që të largohen nga veriu, që banohet nga serbët.

Por pas deklaratave të tij, mediat pro kryeministrit Vuçiç e kane sulmuar Nikolic, duke e cilësuar madje edhe si luftënxitës. “President, ju shkoni në luftë, ne na lini të qetë. A nuk kanë vdekur mjaft, njerëz, a nuk janë shpërngulur mjaft” shkruan “Blic”.

Kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiç ka deklaruar se Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës nuk guxojnë të shkojnë në veri, ndërsa ka ftuar bashkësinë ndërkombëtare të ndërhyjë në rast se Prishtina tenton që me forcë ta rrënojë murin.
 
Pas ngjarjeve të fundit tensionet janë rritur, qytetarët janë të shqetësuar me arsye.
 
Dua të them se Njësia Speciale ROSU nuk duhet të vijnë në veri, sepse marrëveshja ka qenë pa marrëveshje me shkrim të NATO-s dhe përfaqësuesve politikë të serbëve të veriut, ROSU nuk guxon të vij në veri.
 
Qytetarët e Mitrovicës i porosisë të qëndrojnë të qetë të mos nxisin tensione, pres bashkëjetesë me qytetarët në jug të Ibrit.
 
Ftoj edhe njëherë qytetarët, shqiptarët e serbët, të jenë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve politike
” tha Rakiç.

blic

Faksimile e gazetës serbe për Presidentin Nikolic pas deklaratës për luftë
dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë