KOSOVE- “Nëse zgjidhem president jam I gatshëm të takohem me Presidenten kosovare Atifete Jahjaga”. Kështu është shprehur gjatë një intervistë për Televizionin Publik Serb RTS, Lideri i Partisë Progresiste Serbe, Tomislav Nikolic, i cili kandidon për postin e presidentit në zgjedhjet e 6 majit që do të zhvillohen në Serbi.
“E kam thënë dhe më parë, e përsëris prapë se me autoritetet kosovare duhet biseduar, përfshirë dhe për statusin” shprehet Nikolic. Bisedimet sipas tij duhet të përfshijnë edhe cështje të nxehta qe lidhen me veriun e Kosovës.
“Është një fakt i dukshëm që Beogradi nuk mund të ketë autoritet mbi Prishtinën, njësoj si Prishtina nuk mund të ketë autoritet mbi Mitrovicën veriore”, ka theksuar Nikoliq.
Nikolic tha se nëse ndarja e Kosovës është një obsion atëherë serbët duhet të vendosin përmes referendumit.(ns/shqiptarja.com)