SHKODËR -Vetëm 40 % e mësuesve që ju nënshtruan testimit në portalin “Mësues për Shqipërinë” kanë arritur të marrin kalueshmërinë, duke u bërë pjesë e sistemit arsimor.
Nga 5271 kandidatë aplikues në 25 profile, vetëm 2082 kaluan me sukses këtë provim dhe tashmë do të jenë pjesë e stafeve pedagogjike.
Këto shifra u bë publike nga Ministrja e Arsimit gjatë një takimi me mësuesit në Shkodër.
Gjatë fjalës saj Nikolla theksoi se ky sistem është përgjigja e qeverisë shqiptare për të luftuar korrupsionin.
Ministrja Nikolla i është përgjigjur edhe akuzave të opozitës.
Në këtë takim të emërtuar, “kapitulli i ri për arsimin” për qarkun e Shkodrës, Nikolla prezantoi 3 kandidatët që kanë marrë pikët maksimale, të cilët do të japin mësim përkatësisht në shkollat 9 vjeçare: “Branko Kadija”, “Pashko Vasa” dhe “Isa Jakupi”. Gjithsej konkurruan në Shkodër 303 kandidatë dhe fituan 116. Vende të lira për arsimin fillor në qarkun e Shkodrës kanë rezultuar 16 në Pukë, 5 në Malësi të Madhe dhe 3 në qytet.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com