Nikolla-drejtorëve:Brenda 1 muaji
riktheni shkollës çdo territorr
PDF-Letra e hapur e ministres Nikolla

Nikolla-drejtorëve:Brenda 1 muaji<br />riktheni shkollës çdo territorr<br />PDF-Letra e hapur e ministres Nikolla
TIRANE- Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla përmes një letre të hapur u kërkon të gjithë drejtuesve të institucioneve të arsimit parauniversitar të Shqipërisë të ndalojnë dhënien me qira të mjediseve shkollore.

Po kështu kërkon të mundësojnë kthimin urgjentisht shkollës, të çdo mjedisi, brenda godinës apo territorit të saj, dhënë palëve të treta për aktivitet tregtar.
 
Nikolla kërkon që brenda 25  tetorit të ndërpritet çdo marrëdhënie ekonomike në territorin e tyre.
 

LETËR E HAPUR E MINISTRES SË ARSIMIT DHE SPORTIT ZNJ. LINDITA NIKOLLA
I/e nderuar drejtor/e
Si një mësuese në profesion, në këtë fillim viti shkollor, ndiej dhe ndaj me Ju dhe me gjithë trupën mësimore, vështirësitë e mëdha, me të cilat përballeni çdo ditë në ushtrimin e misionit fisnik. 
Unë e kuptoj mirë se dikasteri që kam nderin e madh të drejtoj, nuk ka qenë frymëzimi dhe as mbështetja që i është dashur shkollës në gjithë këto vite. Mangësitë e ndjeshme të politikave arsimore dhe mungesat e konsiderueshme të mjeteve financiare e logjistike, Ju kanë bërë shpesh të ndiheni vetëm në kryerjen e një misioni që s'është thjesht e vetëm Juaji. 
Kjo do të ndryshojë pa humbur më kohë. Unë jam me mish e me shpirt e angazhuar që, nëpërmjet një partneriteti të ri strategjik, mes mësuesve, prindërve dhe shtetit, të ndërtojmë modelin e ri të shkollave si qendra të komunitetit; t'i japim shkollës një rol që shkon përtej mësimdhënies, formimin e qytetarisë së re evropiane; ta bëjmë shkollën, pikë referimi të komunitetit dhe qendër graviteti të bashkëjetesës demokratike. 
Prandaj, pa humbur kohë, le të fillojmë në çdo shkollë te hedhim hapin e parë.
T'i kthejmë urgjentisht shkollës çdo mjedis, brenda godinës apo territorit të saj, dhënë palëve të treta për aktivitet tregtar.
Të bëjmë të mundur, të gjithë bashkë, që deri më datën 25 tetor 2013, të gjitha njësitë arsimore vendore, të ndërpresin çdo marrëdhënie ekonomike mbi territorin e tyre, si edhe të ndalojnë dhënien me qira ose në përdorim të mjediseve që ndodhen në institucionet publike të arsimit parauniversitar.

Kam bindjen e thellë se ky hap i parë, përkon edhe me kërkesat dhe pritshmërinë e çdo mësuesi dhe prindi, të shqetësuar me të drejtë për problematikën që ka krijuar lulëzimi i aktiviteteve ekonomike nëpër shkolla, si dhe jam besimplotë që së bashku do ta çlirojmë shkollën nga çfarë e pengon të jetë sot në lartësinë e emrit që mban si institucion i dijes.
Më lejoni i/e dashur drejtor/e t'Ju përcjell me këtë rast ndjenjën e respektit tim të veçantë.

Juaja sinqerisht, 

Lindita Nikolla

 

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania