Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla zhvilloi sot një takim me drejtues të universiteteve në ambjentet e ministrisë, për t'ju dorëzuar Raportin dhe komunikuar masat e parashikuara.

Nikolla shprehu vendosmërinë e saj për t'i shkuar deri në fund reformës në arsim duke e cilësuar  atë rrënjësore për sistemin arsimor.
 
"Jam e vendosur per t'i shkruar deri në fund proçesit të reformimit, dhe për këtë mjafton të jem bashkë me ju , siç ishte ky proces që komunikuam dje në konferencë", ndërsa u bëri thirrje të jenë pjese e kontributit për jë realitet të ri në cilësinë e Universiteteve.

Ne po vijojmë me masat dhe me një plan konkret, për t'i sistemuar studentët e 18 institucioneve që u hiqet liçenca, në Institucione të Arsimit të Lartë në mënyrë që të garantojmë vijueshmërinë e studimit të tyre", sqaroi Ministrja.
"Në këtë vend ka shumë dyshime, për realizimin apo jo të reformës,  për shkak të një administrimi jo të mirë dhe për shkak se të vërtetat asnjëherë nuk janë bërë publikd, por do t'a çojmë deri në fund punën tonë", nënvizoi Nikolla./