Ministrja e Arsimit dhe Sporteve i ka drejtuar një letër publike studentëve shqiptarë ku i sqaron atyre të vërtetat e reformës së shumë debatuar në arsimin e lartë.
Në këtë letër Nikolla thekson se debati mbi këtë reformë është mbushur shpesh me të pavërteta dhe insunuata që nuk kanë të bëjnë me atë se çfarë reforma do të sjellë në të vërtetë. E vërteta sipas Ministres, është rritja e cilësisë së sistemit arsimor.
Nikolla pohon se ligji i ri për arsimin e lartë nuk do të prekë studentët që aktualisht janë në sitemin arsimor, por vetëm studentët e rinj të viti akademik 2016-2017.
Ajo sqaron se ligji i ri nuk do të lërë jashtë universitetit studentët që nuk kanë mundësi financiare për të paguar shkollimin.
“Studentët ekselentë dhe studentët shumë të mirë, por në pamundësi financiare do të konkurrojnë për degët që ata dëshirojnë mbi parimin meritë-preferencë. Nëse nuk do të ketë mundësi pranimi në këto degë për shkak të numrit të vendeve në dispozicion, që përcaktohen nga vetë universiteti, ata do të ftohen me bursë të plotë në degë që kanë interes në zhvillimin kombëtar, apo në degë për të cilat shoqëria ka nevojë, por janë të pa preferuara”, shkruan Nikolla.
Ministrja ka hedhur poshtë zërat se reforma çon paratë publike për universitet private. duke e quajtur këtë një debat të pavërtetë.
Letra e plotë e Ministres Nikolla
Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Letra e plotë e Ministres NikollaRedaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)