Nikolla: Rritje page për mësuesit
gati ligji i ri, politika larg sportit

Nikolla: Rritje page për mësuesit<br />gati ligji i ri, politika larg sportit
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla nëpërmjet një deklarate të dhënë për mediat është shprehur se do të ketë rritje page për të gjithë mësuesit.

Vetë Lindita Nikolla ka deklaruar për mediat se rritja e pagave për mësuesit do të jetë për të gjithë mësuesit e arsimit parauniversitar.
 
Gjithashtu në komisionin parlamentar mbajtur këtë të martë, është diskutuar projekt- ligji për sportin, nga ku ministrja Nikolla ka mbajtur një qëndrim në lidhje me ndërhyrjet e politikës në sport,duke u shprehur se në këtë ligj të ri politika nuk do të ketë më të drejtën e ndërhyrjes në sport.

Ndërkohë ligji për sportin ka qënë një nga pikat më të diskutuara gjatë viteve të fundit.
 
Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe deputeti i PS-së Fidel Ylli i cili e ka quajtur në nivele shumë të ulta buxhetin vjetor për sportin.
 
Pas diskutimeve me grupet e interesit ministrja Nikolla është konsultuar edhe me ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë ku ka paraqitur dhe projekt-ligjin në komisionin parlamentar.
 
Nikolla: Autoritetet e politikës do të jenë gjithnjë e më larg sportit. Kjo ishte një çështje vullneti i shprehur i kësaj qeverie, i cili nuk mund të mbetet thjesht një vullnet duke adresuar përmes ligjeve konkrete për tu zbatuar që një ligj i ri për sportin e mundëson duke i dhënë zero mundësi politikës që të vendosi diktatin e saj.
 
Ndërkohë nuk kanë munguar argumentat ku deputeti i PS, Fidel Ylli, ka theksuar se është e paimagjinueshme që qeveria t'i kalojë 1 milion euro kombëtares së futbollit për kualifikimin në Europian, ndërsa buxheti vjetor për të gjitha federatat të jetë vetëm 900 mijë euro.
 
Fidel Ylli: Kjo qeveri paska para, 1 mln euro për t'i dhënë ekipit kombëtar se na nderoi në kualifikim. Por të gjitha buxhetet e federatave janë 900 mijë euro. Unë nuk mund të pranoj që del ministria e Financave dhe thotë se ne marrim 12 mln euro nga kompanitë e basteve dhe sportit i jep vetëm 0.04%.
 
Ky projekt-ligj u miratua në parim dhe pritet të kalojë për votim në parlament.

Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Kremtohet 115-vjetori i bandës frymore ‘Afërdita’, parada në Elbasan mbledh vendas e të huaj

Kremtohet 115-vjetori i bandës frymore ‘Afërdita’, parada në Elbasan mbledh vendas e të huaj