Nikolla: Shkollat plot me militantë
e mësues ngelës, reformë

Nikolla: Shkollat plot me militantë<br />e mësues ngelës, reformë
TIRANE- As shkollat nuk i kanë shpëtuar emërimeve politike. Ministria e Arsimit dhe Sporteve ka nisur kontrollet në të gjitha shkollat e vendit për të parë jo vetëm kriteret mbi bazën e të cilit çdo mësues ka lidhur kontratën me institucionin, por edhe kohën kur kanë nisur punë, diplomën, provimin e shtetit...
 
Mësues që kanë ngelur në provimet e shtetit, mësues që madje kanë falsifikuar edhe diplomën, janë militantë partish dhe që janë mbi organikën. Kjo është situata në shkollat shqiptare, sipas një raporti të detajuar që ministrja e re e Arsimit, Lindita Nikolla ka paraqitur në komisionin parlamentar të Medias. Sipas ministres Nikolla, në të gjithë vendin, ata po monitorojnë dosjet personale të 35 mijë mësuesve për ta parë procedurat se si ata janë marrë në punë. Dhe deri më tani është gjetur se rreth 500 mësues janë punësuar mbi normë dhe si të përkohshëm në shkolla dhe poste drejtuese. Shkeljet me te mëdha janë bërë nga drejtoria Arsimore e qytetit të Tiranës. Vetëm katër vitet e fundit janë emëruar mbi norme 113 mësues ndërsa pas zgjedhjeve te 23 qershorit janë shpërblyer 193 arsimtarë si mësues provizorë.

Sipas ministres Nikolla, institucionet e arsimit janë tejmbushur me militantë, apo dhe me njerëz që kanë arritur të fitojnë një status të caktuar, edhe me diploma që janë fallsifikuar. "Në një prej dosjeve të një punojësi, që sot e ka aktualisht statusin e punojësit civil dhe punon në një sektor të rëndësishëm që lidhet me IT dhe me E-learming. Kemi një certifikatë notash dhe një temë diplome, ku rezulton që nuk e ka marrë notën 8 dhe nga verifikimi ynë rezulton që e ka 6, dhe të gjitha notat e tjera që ka janë vetëm 5. Ja pra se në çfarë katandie është sot administrata publike në Shqipëri. Gjatë muajit shtator 2013 janë emëruar pa proçedura konkurimi 23 mësues dhe drejtues shkollash", - tha Lindita Nikolla, Ministre e Arsimit dhe Sportit.

Ministrja Nikolla ka paralajmëruar shkurtime në shumë rrethe të vendit, ndërkohë që vendin e parë e zë Tirana. Për këtë vit tha Nikolla janë kërkuar 113 arsimtarë për kryeqytetin, ndërkohë që në realitet ndodh krejt e kundërta. "Pas konstatimit tonë në të gjithë drejtoritë arsimore dhe zyrat arsimore, jo vetëm që nuk ka nevojë për shtesë punojësish, përkundrazi, ku më shumë dhe ku më pak aktualishë disponojnë numra tepër punojësish të verifikuara këto edhe nga ekipi i inspektimit që ka kaluar tashmë 7 drejtori arsimore rajonale dhe 11 shkolla", - ka deklaruar më tej ministrja Nikolla.

Një tjetër fakt tronditës është, se pjesa më e madhe e këtyre mësuesve të emëruar dhe shpërblyer nga pushteti i demokrateve, nuk kishin marrë provimin e shtetit. Ministria e Arsimit ka deklaruar se po monitorohen të gjitha shkollat e vendit dhe në ditët në vijim ky institucion do të publikojë të dhëna të sakta për numrin e mësuesve mbi normë dhe të caktuar nga politika kundrejt votës. Po ashtu ajo ka deklaruar se nuk ka funksionuar as trajnimet e mësuesve, pasi deri tani ata i kanë blerë kreditet, dhe nuk janë specizliaur si duhet. Ministrja Nikolla e ka vëne theksin edhe tek gjendja e keqe e shkollave në disa rrethe të vendit.
 
Abuzimet me emërimet

500 mësues janë punësuar mbi normë
113 mësues mbi normë vetëm në Tiranë
193 janë emëruar si mësues provizore këtë vit
7 drejtori arsimore dhe 11 shkolla janë monitoruar deri më tani
35 mijë mësues janë në të gjithë veendin
3000 mijë mësues kanë dorëzuar dosjen në drejtorinë arsimore të Tiranës për nëj vend pune
50% e të gjithë kandidatëve për mësues kanë ngelur në provimin e shtetit
 
Shkrimi u publikua sot (15.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Vdekja e Kadaresë, Akademia e Shkencave: Humbëm zëdhënësin e kombit, qytetërimit tonë do t’i mungojë shqiptuesi i kumteve

Vdekja e Kadaresë, Akademia e Shkencave: Humbëm zëdhënësin e kombit, qytetërimit tonë do t’i mungojë shqiptuesi i kumteve