NIKOZI, 29 qershor /ATSH-AFP/ - Drejtuesit qipriot, grek dhe turq kanë bërë progrese në rrugën për një ribashkim të ishullit mesdhetar, gjatë një takimi që u zhvillua sot nën drejtimin e OKB-së, konfirmoi sot i dërguari special i Kombeve të Bashkuara, Espen Barth Eide.
"Mustafa Akinci, i zgjedhur në fund të muajit prill në krye të Republikës turke të Qipros së Veriut (RTCN), njohur vetëm nga Ankaraja, dhe presidenti qiprioto-grek, Nicos Anastasiades janë takuar, në zonën tampon të kontrolluar nga OKB-ja, në një atmosferë pozitive dhe të orientuar drejt kërkimit të rezultateve", nënvizoi Eide në një komunikatë.
"Drejtuesit kanë hyrë tashmë në negociata dhe janë perqendruar në çështjet themelore që ende nuk janë zgjidhur", theksoi ai duke përmendur gjithashtu qeverisjen dhe çështjen e pronës./
/ec/












