ITALI – Nuk mund të ndodhë ndryshe! Shqiptarët dinë të lënë gjurmë kudo që shkojnë….ndonjëherë për mirë, ndonjëherë për keq…e ndonjëherë thjesht lënë me gojë hapur!
Ky çift të rinjsh nga Shqipëria që jetojnë në Rimini, Niku dhe Shqiponja (Aquila siç e njohin të gjithë në Itali) kanë habitur italianët pasi kanë zgjedhur një detaj të veçantë për ta bërë të paharrueshëm ditën më të rëndësishme të jetës së tyre, dasmën.
Niku i veshur me kostumin e dhëndrit dhe Shqiponja me fustanin e nusërisë qëndrojnë në mes të rrugës ndërsa rreth tyre një makinë bën “drifting”.
Më tej makina është larguar sikur të mos kishte ndodhur asgjë, duke i liruar qarkullimin makinave të tjera në këtë rrugë të “zaptuar” prej shqiptarëve.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO