Nimani: Bunk'Art 1, kosovarët
të zhgënjyer nga Enver Hoxha

Nimani: Bunk'Art 1, kosovarët<br />të zhgënjyer nga Enver Hoxha
Alban Nimani lideri i grupit kosovar “Asgjë sikur dielli”, që do të performojë sot me  27 Janar, ora 21:00 në festivalin Bunk’Rock në Bunk Art 1, ka shprehur emocione te veçanta që lidhen me historinë e diktaturës pas vizitës që i ka bërë muzeut.

"Për herë të parë që shkova pasi u hap për mua ishte një eksperiencë interesante. Në një fare mënyrë në bunker mund të ndjesh presionin që kemi pasur në kohën e komunizmit. Ne në Kosovë nuk e kemi ditur se çfarë po ndodh këtu. Edhe emocionalisht kemi dashur Shqipërinë shumë dhe çdo të shtunë e të dielë këtu në Gjakovë shikonim TVSH-në. Dukej Shqipëria shumë e bukur dhe pozitive.  Ne kemi pasur përshtypjen se është një Enver tjetër, i cili është i mirë që po zhvillon shtetin e edukimin e të gjitha anët pozitive. Më vonë kur filloi të binte komunizmi pamë se çfarë ka ndodhur këtu. Historia e tregoi çfarë krimi ka  ndodhur e çfarë vështirësish ka pasur populli', është shprehur Nimani.
 
Festivali do të mbahet këtë të premte më 27 janar. Grupi “Asgjë sikur dielli” do të performojë në sallën e kuvendit në Bunk Art 1. Për Alban Nimanin, fakti që do të këndoje në këtë skenë është diçka speciale edhe ne aspektin artistik.

“Për mua do të jetë eksperiencë e parë të performojë në një ambient që ka aq histori. Ne kemi edhe një këngë që quhet bunker”, ka thënë ai.
  
Lideri i grupit “Asgjë sikur dielli” shprehet se në Festivalin Bunk’Rock grupi do te ketë surpriza jo vetëm në fushën e repertorit, por edhe me zgjerimin e grupit me profesionistë të tjerë të muzikës.

“Tani kemi disa anëtarë të ri dhe mund të them se 40 % grupit është femra, Kemi marrë një tastieriste shumë të njohur nga Kosova”, tha Nimani.
 
Grupi “Asgjë sikur dielli” do të performojë live dhe falas neser për publikun ne Bunk’Art 1 disa nga hitet e njohura “Ndodhemi”, “Disident” e më gjerë.
 
Për të ndjekur këtë festival një autobus i linjës së Linzës do te jete i disponueshëm në orën 20:15 pranë Kullës së Sahatit, për të shoqëruar pjesëmarrësit në BUNK'ART 1 dhe ne orën 23:00 do t'i kthejë mbrapsht në qendër të qytetit. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Dilni nga zona juaj e rehatisë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Dilni nga zona juaj e rehatisë... Çfarë thonë yjet për ju sot