Nipi i Ismail Qemalit, Nedin Vlora pas takimit me Ramën e Kurtin: Ndjej të njëjtat emocione si gjyshi im më 1912! Të shohim para për të ardhmen! Rroftë Shqipëria

 

Nipi i Ismail Qemalit, Nedin Vlora ishte sot në Vlorë tek sheshi i Flamurit teksa u mbajt Ceremonia e ngritjes së Flamurit. Me rastin e 112-vjetorit të Pavarësisë, Nedin Vlora u takua dhe me kryeministrat Rama dhe Kurti, teksa me këtë të fundit shkëmbeu dhe një bisedë të shkurtër.

Për gazetarët Vlora uroi festën e pavarësisë, teksa theksoi se ndjen të njëjtin emocion që ndjeu dhe gjyshi i tij në 1912, e së fundmi uron që Shqipëria të ketë një të ardhme gjithnjë e më të mirë.

'112 vite, është si të ishte viti I parë për mua për emocionin që shikoj kur ngrihet flamuri është e njëjtë. Është i njëjti emocion që përjetoi dhe gjyshi im në 1912. Do të doja të jepja një urim për Shqipërinë. E kaluara është e kaluar por të shohim para të ardhmen. Uroj që Shqipëria të ketë një të ardhme gjithnjë e më të mirë. Rroftë Shqipëria e shqiptarët!'


Lajmi kryesor:

112 vjetori i Pavarësisë/ Albin Kurti në Vlorë krah krerëve të shtetit shqiptar në ceremoninë e ngritjes së Flamurit! Presidenti Begaj: Të çojmë para arritjet


G.K/S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë/ Spiropali: Frymëzohemi ta çojmë flamurin e Kastriotëve në BE dhe të bëhemi yll i shtuar në flamurin e familjes Europiane

112-vjetori i Pavarësisë/ Spiropali: Frymëzohemi ta çojmë flamurin e Kastriotëve në BE dhe të bëhemi yll i shtuar në flamurin e familjes Europiane