Grigoris Dimitriadis, nipi i kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, ka zhvilluar një vizitë në Derviçan të Dropullit, një takim që duket se tejkalon natyrën e tij thjesht private
Sipas mediave, Dimitriadis është pritur nga kryeministri shqiptar Edi Rama ndërsa pika kulmore ishte prezantimi i bustit të Konstantinos Mitsotakis, që sipas medias që e ka raportuar vizitën është e kuruar personalisht nga Rama.
Gjatë qëndrimit në Derviçan, Rama dhe Dimitriadis vizituan edhe muzeun e pikturës, ndërsa më pas u zhvendosën në Terihat, ku Rama shtroi një drekë për Dimitriadis në një restorant të njohur të zonës.
Vizita vjen dy javë pasi Rama mori pjesë në punimet e Forumit Ekonomik të Delfit në Athinë, ku pati një takim kokë më kokë edhe me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis,
Komente











K.Minstri i shqipērisë, i ngjaka mē shumë nji prifti,se sa nji K.M.
Përgjigju