Nipi i Vladimir Gjutës dyshohet
se vuri tritolin në farmacinë e Tahirit

Nipi i Vladimir Gjutës dyshohet<br />se vuri tritolin në farmacinë e Tahirit
TIRANE - Baftjar Bruka, nipi i të akuzuarit si organizator i një serie sulmesh me tritol në Tiranë mëngjesin e 10 shkurtit, dyshohet se është personi që është filmuar nga kamerat e sigurisë duke vendosur lëndën shpërthyese pranë farmacisë së babait të ministrit Tahiri.
 
I riu Bruka është shpallur në kërkim nga Policia, sëbashku me Vladimir Gjutën, dajën e tij. Ata akuzohen se janë pjesë e një grupi kriminal që fshihet pas atentateve me tritol në Tiranë, dy prej të cilave kishin objektiv babain e ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri.
 
atentatori

Ndërkohë numri i të arrestuarve për atentatet me tritol është 5. Përveç Emirjon Gjutës, pronarit të telefonit që do të përdorej për shpërthimin e tritolit pranë vendit ku parkonte makinën babai i Tahirit, i cili ndodhet në arrest me burg, policia arrestoi të enjten edhe Emiljano Matmujën, Ernest Gjutën, Kamber Brukën dhe Erjon Dulen.
 
Emirjon Gjuta i cili ndodhej në masën e sigurisë arrest me burg 15 ditë, mori sot nga Gjykata e Krimeve të Rënda masën “arrest me burg” pa afat, duke marrë shkak nga provat dhe arrestimet e fundit. Emirjoni ësht ëi afërm me të kërkuarin Vladimir Gjuta. Ai nuk ka pranuar të ketë lidhje me sulmet me tritol, ndërsa thotë se nuk e njeh personin të cilit i ka shitur telefonin që u përdor në tritolin e caktivizuar tek “Muhamed Gjollesha”.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja