TIRANE- Gara për kryetar të bashkive është pjesa më e vogël e luftës politike. Tashmë mes së majtës ka nisur gara për të marrë votat që do të përcaktojnë dhe ndarjen e këshillave bashkiak, që këtë herë do të vendosen në bazë të ndarjes së re territoriale. Madje gjatë 50 ditëve të fushatës elektorale shtabet e partive kryesore të koalicionit të majtë, PS dhe LSI veç kërkesës drejtuar mbështetësve për të votuar kryetarin e bashkisë kanë kërkuar dhe votën për këshillin bashkiak, ku secila ka kërkuar të marrë mbështetjen më të madhe.
Luftë e cila duket se ka ndikuar dhe në rezultatin e disa prej bashkive që kanë pasur kandidatët e propozuar prej LSI-së. Nga numërimi i fletëve të votimit, nga 15 kandidatë që ka propozuar LSI 6 prej tyre nuk arritën të marrin fitoren ndërkohë që në Berat u vu në rrezik një nga bastionet më të forta të së majtës, ku Petrit Sinaj është në një diferencë të ngushtë me kandidatin e së djathtës Kasëm Mahmutaj.
Gjithnjë e më shumë përfaqësues LSI-së kanë ngritur shqetësimin se nuk kanë pasur mbështetjen e duhur prej anëtarësisë së Partisë Socialiste. Ndërsa një reagim i tillë duket se vjen nga dy faktorë. E para nga një garë për të pasur më shumë ndikim mes së majtës, ku rritja e LSI-së shihet si një tkurrje e PS-së. Por dhe nga fakti se 6 vite më parë Meta nënshkroi marrëveshje qeverisje me Partinë Demokratike, duke sjellë dhe qëndrimin në opozitë të PS-së dhe për katër vite të tjera.
Madje dhe në nënshkrimin e marrëveshjes së PS-së dhe LSI-së katër vite më parë me PS-në u pa me skepticizëm prej anëtarësisë së selisë rozë, pikërisht si shkak i përplasjes mes Ramës dhe Metës gjatë koalicionit të LSI-së me Berishën.
Nga numërimi i kutive të para për këshillat bashkiakë, si PS dhe LSI kanë një rritje të dy partive. Ndërsa duket se LSI ka një rritje të ndjeshme në zonat ku dhe ka fituar kryetarin e bashkisë. Ku në Urën Vajgurore votat në mbështetje të LSI-së janë rritur me 15 për qind në krahasim me vitin 2011.
Ndërsa në Skrapar votat në krah të partisë së drejtuar nga Ilir Meta janë rritur me 38 për qind, nga ana tjetër në Skrapar PS ka një rritje me 1 për qind. Bashki në të cilat LSI kërkon të ketë shumicën e këshillit. Po ashtu dhe në Klos, LSI është rritur me 4 për qind ndërsa PS me 3.3 për qind. Në rastin e Belshit, LSI është rritur me 16 për qind ndërsa PS me një rritje prej 33 për qind.
Gara/ Majko do të verifikojmë nëse anëtarët e PS votuan LSI
Nga 15 Bashki, LSI humb 6, vihet në dyshim Berati
Humbja e 6 bashkive ku LSI kishte propozuar kandidatët e saj duket se do të vërë në një analizë, funksionimin e strukturave të dy partive kryesore. Përgjatë fushatës në Tiranë, u vu në diskutim fakti nëse anëtarët e LSi-së mbështetën Erion Veliajn apo Halim Kosovën për garën e kreut të bashkisë së Tiranës. Por duket se pas rezultatit të marrë në Tiranë tashmë “akuzat” e ngritura nuk qëndrojnë.
Por se xhelozitë kanë sjellë një ndikim negativ në kampin rozë përsa i përket bashkive që kanë qenë dhe bastione të së majtës si në rastin e Pogradecit, Selenicës, Mallakastrës apo dhe të Vorës. Xhelozi që nisën që në momentin kur PS i dha të drejtën LSI-së për të propozuar kandidaturat. Veç këtyre, e majta nuk arriti të fitojë as në Lezhë dhe as në Vorë. Ndërsa mësohet se deputeti i PS-së Pandeli Majko ka deklaruar se do të verifikohet nëse mbështetësit e PS nuk kanë votuar kandidatët e LSI-së në këto zgjedhje. Kjo së pari do të shihet në diferencën që mund të krijohet mes votave për këshillat bashkiakë dhe kandidatëve për kryetar.
Por dhe në bojkotin që mund ti kenë bërë anëtarët e Partisë Socialiste votimeve në zonat ku kandidati për kryetar ka qenë i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në rast se anëtarët e PS-së kanë votuar në këshill për të majtëën dhe nuk kanë votuar kryetarët atëherë do të vihet në rrezik dhe drejtimi i këshillave në bashkitë ku ka fituar e djathta. Ndërsa nga 15 bashkitë që ka fituar e djathta në zgjedhjet e 21 qershorit, 6 kanë qenë në zonat ku kandidati u propozua prej LSI-së.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 23 Qershor 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com