Asambleja e paligjshme përcakton një datë të 'paligjshme' për zgjedhjet për kreun e FSHF! Shakohoxha për Report Tv: S'marr pjesë në një mbledhje të ndaluar nga gjykata

Me gjithë vendimin e Gjykatës së Tiranës që pezulloi Asamblenë e Zakonshme Zgjedhore të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka e mblodhi këtë të mërkurë institucionin që organizon zgjedhjet për kreun e Federatës, proces në të cilin Duka kërkon një mandat të gjashtë. Për herë të parë pas vendimit penal të Gjykatës së Tiranës që e pezulloi nga drejtimi i Federatë, Armand Duka foli për bashkim e jo gjyqe.

 “T'i lemë mënjanë mllefin e inatin e mbartur. Duhet të shohim përpara, pa u ndikuar nga tensionet artificiale të situatës së kaluar. Duhet të mbyllet e shkuara e të fillojë e ardhmja, siç i takon shtëpisë sonë, ku gjithçka zgjidhet me mirëkuptim, jo gjyqe e penalitete. Ju kërkoj bashkim, kontribut dhe dashuri për këtë lojë"

Në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit, Duka propozoi shtyrjen e zgjedhjeve për kreun e ri të FSHF-së dhe anëtarët e komitetit ekzekutiv, nga data 2 mars, për në 15 mars.

Të 41 anëtarët me të drejtë vote në sallë, dhanë aprovimin për propozimin e Dukës. 14 delegatë të tjerë me të drejtë vote, shumica kryetar bashkish që administrojnë klube të futbollit, rezufuan të marrin pjesë në Asamblenë e FSHF-së, duke zgjedhur të mos i dalin kundër vendimit të gjykatës.

Në këtë linjë u pozicionua edhe Dritan Shakahoxha, rival i Dukës për kryetar të FSHF-së, që në një reagim për Report Tv u shpreh:

“Nuk mund të marr pjesë në një asamble që është e ndaluar nga një vendim gjykate të zhvillohet. Nuk kemi përse të nxitojmë. Kohë ka plot deri në qershor mendoj kur skadon mandati. Sot nuk besoj që do ketë Asamble sepse tjetër është dëshira sy errur për pushtet me çdo kusht e FSHF dhe tjetër është mundësia për ta bërë. UEFA dhe FIFA nuk e ndjek FSHF në marrëzinë e saj”

Për Shakohoxhën fakti që Federata e Dukës ftoi në Asamble Eduard Prodanin, si kryetar të shoqatës rajonale të Tiranës, dhe jo Krenar Alimehmetin që u zgjodh në një proces të manipuluar më 24 janar, dëshmon se akuzat ishin të bazuara në prova, që edhe vetë FSHF duket se i pranoi.

“Tërheqjet e djeshme tregojnë se gjithë kjo protestë ishte e drejtë. Një pjesë e madhe e delegatëve janë zgjedhur në mënyrë të parregullt. Ashtu si 6 delegatët e Tiranës që edhe FSHF e kuptoi që janë të ligjshëm”.

Në valën e kallëzimeve në Gjykatë për manipulime në zgjedhjet e shoqatave rajonale të futbollit dhe hetimeve që janë në proces, pritet të shihet nëse do të vlerësohet e ligjshme apo jo edhe  data 15 mars dalë nga një asamble mbledhur mes pikëpyetjeve të mëdha. Zëvendëspresidenti  Edvin Libohova që drejtoi formalisht Asamblenë në vend të Dukës së pezulluar, dha këtë argument, pse takimi i 2 marsit është i ligjshëm.

"Janë tërhequr paditësit e Gjirokastrës dhe e Tiranës, për këtë arsye asambleja është e ligjshme", tha ai.

Organizimi i asamblesë kundër një vendimi gjykate që e ka pezulluar atë, është shkelje penale dhe sipas gjykatës organizatorët dënohen nga 2-3 vite burg.

2 ditë më parë Gjykata e Tiranës ka pezulluar Armand Dukën nga ushtrimi i detyrës së Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit. Por, ndryshe nga pesë vendimet e mëparshme të gjykatave, të cilat kanë qenë të karakterit civil, vendimi i sotëm është penal dhe Armand Duka rrezikon të ndiqet penalisht. Janë pezulluar nga detyra edhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF, Ilir Shulku dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, Ardian Haçin. Arsyeja lidhej me përgatitjet që Duka, Shulku dhe Haçi, po bëjnë për organizimin e Asamblesë së 2 Marsit në kundërshtim të ligjit dhe pesë vendimeve të dhëna nga Gjykata javën e kaluar. Armand Duka, Ilir Shulku dhe Ardian Haçi do të dalin të premten para gjykatës për tu njohur me masën e sigurimit. Sipas ligjit Duka duhet të paraqitet personalisht 

Më herët Gjykata pezulloi zgjedhjet e 2 marsit deri në shqyrtimin e padive të Shoqatave Rajonale për manipulim të procesit dhe zgjedhjet e mbajtura në Shoqatën e Tiranës, duke njohur si kryetar të Shoqatës, Eduard Prodanin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:27
Ishin planifikuar të zhvilloheshin sot, Asambleja e FSHF vendos shtyrjen e datës së zgjedhjeve, do të zhvillohen më 15 mars

Asambleja e FSHF-s ka vendosur sot shtyrjen e datës së zgjedhjeve për kreun e Federatës, duke caktuar datën 15 mars për zhvillimin e tyre.  

Ora 11:15
Kandidat për President i FSHF, Shakohoxha për Report Tv: S'marr pjesë në një asamble të ndaluar me vendim gjykate

 

Kandidati për President i FSHF Dritan Shakohoxha, nuk ka marrë pjesë në Asamblenë që po organizon sot Armand Duka. Ai thotë se nuk mund të marrë pjesë në një asamble që është e ndaluar nga një vendim gjykate të zhvillohet.

"Ashtu siç kam thëne edhe dite me pare. Nuk kemi pse te nxitojmë . Kohe ka plot deri ne qershor mendoj kur skadon mandati. Tërheqjet e djeshme tregojnë se gjithë kjo proteste ishte e drejte.  Nje pjese e madhe e delegateve janë zgjedhur ne mënyre te parregullt. Ashtu si 6 delegatet e tiranes qe edhe FSHF e kuptoi që janë të ligjshëm. Sot nuk besoj qe do ketë asamble sepse tjetër është dëshira për pushtet me çdo kusht e FSHF dhe tjetër është mundësia për ta bere", tha Shakohoxha për Report Tv.

Ora 10:55
Presidenti i pezulluar i FSHF: T'i lemë mënjanë mllefin e inatin e mbartur! Duhet të mbyllet e shkuara e të fillojë e ardhmja

Armand Duka, i cili dy ditë më parë u pezullua nga Gjykata si President i Federatës Shqiptare të Futbollit, në fjalën e tij Asamblenë  sot tha se inatet e mllefet duhet të lihen mënjanë. Ai u shpreh se konfliktet duhet të zgjidhen me dialog dhe se e shkuara duhet të lihet pas e të fillojë e ardhmja.

"Kemi punuar e kemi gjetur rrugët jo vetëm për të mbajtur gjallë lojën më të bukur në botë, por edhe për ta çuar para atë. Shumë projekte janë marrë gjatë kësaj periudhe e do të merren edhe të tjerë në vazhdim. Për të gjitha vështirësitë për të ecur përpara kapërcehen me vullnet e qetësi. Duke kërkuar me qetësi atë që ka ndodhur gjatë këtyre ditëve, unë gjeta se çfarë duhet ët zgjedhim dhe ka lidhje me zhvillimin e futbollit shqiptarë. T'i lemë mënjanë mllefin e inatin e mbartur. Ne pavarësisht se çfarë ndodh brenda e jashtë nesh, duhet të shohim përpara, pa u ndikuar nga tensionet artificiale të situatës së kaluar. Duhet të mbyllet e shkuara e të fillojë e ardhmja, siç i takon shtëpisë sonë, ku gjithçka zgjidhet me mirëkuptim, jo gjyqe e penalitete. Duke reaguam në lidhje me këtë situatë, ju kërkoj bashkim, kontribut dhe dashuri për këtë lojë", tha ai.

K.T./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Opionisti: 03/03/2022 07:42

    1deri 14futetr automatikisht superiore ashtë dhe kategoria dytë kategoria tretet kapionAti prestigji fute superiore kurse play or Shkumbini Vore 11a 12bkategorise dytë dhe tretë do ndeshen me Egnatia Dinamo Kastrioti Skënderbeu kalendari prapambetur 2022-2023

    Përgjigju
  • Iris: 03/03/2022 04:12

    Tani e zbulove per c'ka nevoje futbolli o sulltan Duka,pas 20 vjetesh ne pushtet?! Dhe tani po perpiqesh me dredhi te fitosh,dike do t'a marresh me te mire,dike me <<dialog>>=premtime te dyshimta, se delet e tjera i ke gati qe te te votojne! Per dreq me kujtove tonin,zerin e sjelljen e Ramiz Alise kur u detyrua te takohej me studentet.Dhelper i vertete je o Duke per te arritur nje /krahemarrje/!

    Përgjigju
  • dardan: 02/03/2022 18:37

    Kjo asamble duhet shkarkuar e tera sepse te gjith jane plera....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Bardhi ndjek live nga telefoni fjalimin e Berishës, batutë dhe me Mediun: Ju pritëm sa ju pritëm, filluam pa ju...!

Bardhi ndjek live nga telefoni fjalimin e Berishës, batutë dhe me Mediun: Ju pritëm sa ju pritëm, filluam pa ju...!