Eni Koçi së shpejti do të kalojë në një shtëpi të re. Vetë këngëtarja shqiptare ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku shihet se po merret me rregullimin e shtëpisë së saj të re.
Në foton e postuar shihet pak edhe dekori që ka zgjedhur Eni, ku një pjesë e e murit shihet si me tulla, dhe ka një punim në formën e dy ëngjëjve.
Mesa duket koncertet dhe biznesi i dyqaneve po shkojnë shumë mirë për motrat Koçi, saqë e vogla ka dëhsirë të jetojë më vete. Apo do nisë bashëkjetesën me të dashurin e saj Genc Prelvukajn?! Ende nuk dihet asgjë, pasi Eni nuk e ka konfirmuar publikisht lidhjen me reperin.