Ka filluar blerja e gjelave të detit nga qytetarët për festat e fundvidit, ndërsa fermerët e Baldushkut janë në kulmin e punës së tyre. Mundi i muajve të lodhshëm për të rritur këta gjela shpërblehet pikërisht në këtë periudhë të vitit.
Tregu i Baldushkut prej 3 vitesh u jep mundësi fermerëve të zonës të shesin shpendët e gjalla, ndërsa për qytetarët, ky treg është destinacioni kryesor për të zgjedhur gjelin që do mbizotërojë në tavolinën e tyre natën e ndërrimit të viteve. “Një gjel deti e ka 8 mijë lekë të vjetra kilogramin. Jemi mirë këtu. Në krahasim me vitin e kaluar ka më shumë blerje”, shprehet një tregtar.
Ndërsa qytetarët tregojnë se vendi më i mirë për të blerë gjelin e detit, është pikërisht ky treg. “Ky është vendi më i mirë për të blerë gjelin. Këtu vijmë gjithmonë”, thotë një qytetar.
Përveç fermerëve, edhe fëmijët merren me shitjen e gjelave të detit. Klevis Ibra është 13-vjeç. Ai tregon se ndihmon prindërit e tij duke qenë se ka pushime në shkollë, dhe për të shitur gjelat e detit, e ndihmojnë dhe shokët. “Ne shesim më shumë gjela në datë 25 dhe 31, kur janë krishtlindjet dhe viti i ri. Unë i shes gjelat duke u thënë shokëve të mi, dhe ata u thonë njerëzve të tjerë”.
Fermerët e zonës së Baldushkut ofrojnë dhe pastrimin e gjelave për të gjithë qytetarët që preferojnë ta marrin të pastruar. Teksa afrohet nata e ndërrimit të viteve, shihet qartë fluksi i njerëzve që shkojnë në tregun e Baldushkut.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.6%
-
Jo
49.5%
-
Jam i/e dyzuar
7.9%
Vota total: 2264
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Shqipëri e Kosovë, jemi një!’ Krushqit hyjnë në Morinë për të marrë nusen me flamurin kuqezi
3 Janar, 14:09
-
E keni tepruar me ushqimin? Ja çfarë duhet të bëni pas festave të fundvitit
2 Janar, 20:50
-
Pamjet e Tiranës gjatë ndërrimit të viteve bëhen virale në mediat ndërkombëtare
2 Janar, 18:52
-
Pushime dhe vjedhje, binomi klasik i festave të fundvitit! Si të mos biem pre e hajdutëve, policia: Mos ekspozoni pushimet jashtë! Siguroni dyer e dritare
1 Janar, 15:46
-
Festa/ Kryeministri Rama uron Vitin e Ri: E kemi ngjitur Shqipërinë më lart se ndonjëherë dhe do e çojmë në majë! Do qëndrojë atje, edhe kur të mos jemi më...!
31 Dhjetor 2024, 19:10
-
Viti i Ri/ Qeveria cakton 3 janarin ditë pushimi! Administrata shtetërore e nis Vitin e Ri me 5 ditë pushim
30 Dhjetor 2024, 21:04
-
Ilir Yzeiri: Një vit që ikën dhe një tjetër që vjen
30 Dhjetor 2024, 19:05
-
Korçë/ Rritet fluksi i automjeteve në Qafë-Thanë! Festat e fundvitit krijojnë radhë të gjata të udhëtarëve nga Maqedonia e Veriut
30 Dhjetor 2024, 18:52
-
Mbledhja e qeverisë, shpërblim 10 mijë lekë për festat e fundvitit për punonjësit e policisë
30 Dhjetor 2024, 18:44
-
Shtohen arrestimet për alkoolin/ 'Ishim te festa e punës', në 29 ditë të dhjetorit janë prangosur 161 shtetas
29 Dhjetor 2024, 23:00
-
Veliaj uron qytetarët për festat e fundvitit: Kemi ndërtuar një qytet më solidar, e nisim vitin si Kryeqyteti Mesdhetar i Kultures
29 Dhjetor 2024, 18:15
-
Ilir Meta prej dy muajsh në burg, deputetët e Partisë së Lirisë ‘e djegin’ në festën e fundvitit dhe i këndojnë këngë! (VIDEO)
29 Dhjetor 2024, 17:17