Nis dhënia e çertifikatës
së pronësisë mbi tokën

Nis dhënia e çertifikatës<br />së pronësisë mbi tokën
TIRANE- Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar edhe nga Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, nga komuna e Frakullit, njoftoi nisjen e fazës së parë të dhënies së certifikatave të pronësisë për fermerët, duke u bazuar në ligjin 7501, si dhe i siguroi ata se “faza e dytë do të jetë sigurimi i infrastrukturës së duhur për ujitjen dhe kullimin e tokave”. “Për ne ligji 7501, në të gjithë territorin e tokës që prodhon bukë për këtë popull, është udhërrëfyes. Në rrugën e ligjit 7501, do të fillojmë me qarkun e Fierit shpërndarjen e certifikatave të pronësisë”, tha Kryeministri.

Rama e konsideroi sigurinë mbi pronësinë e tokës bujqësore, si një bazë për fillimin e rimëkëmbjes së punës me tokën. Ndër të tjera, ai sqaroi se do të nisë dhënia e certifikatës së pronësisë në të gjitha zonat ku nuk ka konflikte, ku çdo gjë është e qartë dhe ku fermerët kanë mbi 20 vjet që presin dhe nuk dinë ç’mund të ndodhë me tokën e tyre nesër. Gjithashtu, Rama theksoi se “do bëjmë gjithçka që gjeneratës së nesërme t’i japim të ardhme këtu në vend, edhe përmes punës me tokën”.

Nga ana e tyre, fermerët i ndanë shqetësimet e tyre edhe me ministrin Panariti, i cili i siguroi për mbështetje në uljen e kostove të prodhimit e garantimin e tregut, “në mënyrë që të mos harxhohet kohë për nxjerrjen e produktit në treg nëpërmjet kontratave dhe nëpërmjet tregtarëve, por kjo të bëhet në mënyrë më të organizuar”. Ministri Panariti, ashtu si edhe Kryeministri Rama, theksoi nevojën emergjente për pastrimin dhe ndërhyrjen e mëtejshme në damarin kryesor për ujitjen dhe kullimin e tokave të gjithë kësaj zone dhe për fushën e Myzeqesë, që prej 30 vjetësh është i pa mirëmbajtur, në mënyrë që të jetë në gjendje funksionale dhe të çojë ujin nëpër parcela.
 
Shkrimi u publikua sot (10.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com­)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarërt kur si pëlqejnë vendimet

Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarërt kur si pëlqejnë vendimet