Në Shkodër, kjo e diel ka shënuar nisjen e festimeve për Festën e Luleve, një traditë e bukur që i jep qytetit ngjyra dhe gjallëri. Festimet do të zgjasin për katër ditë, duke kulmuar më 6 maj, me një program të pasur aktivitetesh për të gjitha moshat.
Sipas organizatorëve, kjo festë përfshin një sërë aktivitetesh që nisin nga më të vegjlit e deri te të rriturit, duke krijuar një atmosferë festive në çdo cep të qytetit
Pjesëmarrësit shprehen se lulet shumëngjyrëshe i japin jetë Shkodrës, ndërsa rrugët dhe hapësirat publike janë mbushur me energji pozitive dhe vizitorë të shumtë
Panairet e luleve, muzika live, lojërat për fëmijë dhe aktivitetet artistike në mbrëmje janë vetëm disa nga elementët që e kthejnë Shkodrën në një qendër feste gjatë këtyre ditëve, duke e bërë Festën e Luleve një nga ngjarjet më të bukura të pranverës në qytet.
Komente








