Nis fuqizimi i SPAK – Dokumenti i Ministrisë: Njësi qendrore përgjimesh për Prokurorët e Posaçëm

Nis fuqizimi i SPAK – Dokumenti i Ministrisë: Njësi qendrore përgjimesh për Prokurorët e Posaçëm

Decentralizimi i përgjimeve, ngritja e një njësie qëndrore përgjimesh, dhe rritja e kapaciteteve e teknikave hetimore do të jetë një prej prioriteteve kryesore për funksionimin e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, e njohur si SPAK. Televizioni Scan ka zbardhur raportin e monitorimit të sistemit të drejtësisë për muajt e parë të këtij viti, ku bëhen parashtrimet e veprimtarisë deri në vitin 2021.

Ngritja e efektivitetit  të hetimeve në përputhje me standardet ndërkombëtare,  rritja e efektivitetit dhe decentralizimi i përgjimeve, është një prej zërave kryesorë ku do fokusohen përpjekjet kryesore. Për këtë qëllim, sipas dokumentit, nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme është blerë një pajisje përgjimi me vlerë 100 mijë euro, por nga ana tjetër, organi i hetimit kërkon blerjen e pajisjeve të nevojshme për një njësi qendror për SPAK, ashtu si dhe mirëmbajtjen e saj.  Ndërkohë, në kuadër të rishikimit të paketës kombëtare të projekteve strategjike PP ka identifikuar nevojën për mbështetje për decentralizimin e përgjimeve.

Në analizë theksohen vonesat e forta në planin e veprimit të sistemit të drejtësisë. Ato nisin që nga zvarritja e ngritjes së KLP e KLGJ, deri te problematikat që kanë shoqëruar konstituimin e SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit. /Scan

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Armend: 27/08/2019 05:09

    Mendoj se kemi te bejme me nje mentalitet te gabuar. Pse pergjimet jane ato qe do e zgjidhin punen e SPAK? Tashme edhe ai pak kredibilitet qe ka mbetur eshte sfumuar fare. Nuk mund ti jepni SPAK te gjitha te reja: Njesi pergjimesh, polici, roje sigurie, neser edhe sherbim sekret, ushtri. No sens. Pse nga do ti gjeje njerzit per keto? Ne ato organe qe jane sot! Nga prokurore qe punojne sot. Sa imorale qe jeni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë