Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferri, ka paralajmëruar kryebashkiakun Vangjush Dako për zgjedhjet lokale. Xhaferri deklaroi për mediat se Dako është opsioni më i lehtë për PD, duke shtuar se demokratët kanë një evidencë të dokumentuar për rritjen e votave.

Sipas tij, PD nuk futet më në zgjedhje nëse nuk garantohet barazi. Duke iu drejtuar Lulzim Bashës, Xhaferri deklaroi prerë se PD Durrës nuk do të futet në zgjedhje, nëse ai nuk sqaron përfundimisht problemin e blerjes së votës dhe përdorimit të fondeve.

“Dako paraqitet opsioni më i lehtë për ne, për një arsye të thjeshtë, sepse kemi një evidencë të dokumentuar për rritjen e votave. Ne nuk mbajmë zgjedhje lokale, vetëm nëse do garantojmë barazi në zgjedhje, ndryshe nuk është cudi që opozita të ndahet nga sistemi. Nëse cadra na torturoi shumë, sot faktorët e brendshëm dhe të jashtëm kanë treguar si u kanalizua vendi. Zgjedhje të tilla nuk mbahen më. Dako le të kandidojë. Unë kam fituar disa herë dhe kam fituar një herë, kjo është politika. Nga 2007 deri në 2011 Dako i ka rritur votat me 67%.

Çfarë ndryshimesh bëri që të rriste votat tre herë më shumë, ndërsa Edi Rama i rriti me 25%? Duke garantuar që ata zotërinjtë që pi kafe tek Arvi nuk do t’i përdorë më në fushatë, duke garantuar që nuk do blejë më vota, Ferdinant Xhaferri dhe Partia Demokratike e Durrësit nuk futet më në zgjedhje nëse zoti Basha nuk sqaron përfundimisht problemin e blerjes së votës dhe përdorimit të fondeve. Kjo është një çështje që i takon ta zgjidhë zoti Basha. PD ose rri ose del jashtë sistemit. Me barazi të votuesve kjo është detyra jonë”

Ferdinand Xhaferri, kryetar i PD Durrës