Nis gara për çmimet shkencore në Akademinë e Shkencave

Nisën sot ligjëratat për çmimet shkencore kombëtare të vitit 2018, që ndan Akademia e Shkencave. Historianët Beqir Meta, Marenglen Verli, Ledia Dushku dhe Hasan Bello prezantuan librin “Historia e shqiptarëve gjatë shek.XX” përpara specialistëve në sallën “Aleks Buda” në Akademinë e Shkencave. Ky libër është nominuar për çmimin “Çabej”. Sipas drejtorit të Institutit të Historisë, Beqir Meta, botimi i tij është vijim i një tradite, që ka në qendër botimin e historisë shqiptare dhe përmirësimin e tezave shkencore, duke u bazuar në thellim të kërkimit shkencor.

 “...Për ne ka qenë një arritje e rëndësishme, botimi i parë që u bë në vitin 2007, që u bën shumë ndryshme pozitive i tezave historiografike, por nga ana tjetër në kemi konstatuar edhe një nga problematikat e botimeve shkencore, burime të huaja. Ka pasur koleksione të veçanta, si arkivi italian, dokumente, arkivi britanik, francez dhe atë gjerman. Synimi ka qenë që në këtë botim, t kishte një metodologji të re të çështjes shqiptare, që e ka bërë Dritan Egro. Ka pas një këndvështrim për situatën shqiptare në prag të shpalljes së Pavarësisë. Ky botim ka si qëllim që të bëjë një analizë gjakftohtë edhe për defektet tona, si komb edhe si popull, në momentet që ishte shtruar si detyrë imperative Pavarësia e Shqipërisë, por përgatitja e popullit për të hedh këtë hap nuk ishte ende në lartësinë e kësaj nevoje të madhe, që kërkonte ndërtimi  i një shteti kombëtar, në rrethana të atëhershme ndërkombëtare, kur kjo pavarësi kishte armiq të shumtë...”, shprehet akademiku Beqir Meta, drejtor i Institutit të Historisë.

Edhe për drejtorin e Akademisë së Studimeve Albanologjike, Marenglen Verli, në këtë libër qëndrimi i shqiptarëve ndaj luftës ballkanike vjen nëpërmjet dokumenteve të reja.

“...Qëndrimi i shqiptarëve ndaj luftës ballkanike vjen me dokumente të reja. Flitet gjithashtu edhe për Luftën e Parë Botërore, edhe rolin e fuqive të mëdha. Hyri apo nuk hyri Shqipëria në Luftë a janë të rëndësishme këto? Qëndrimi që mbajti elita politike asokohe me Vidin në krye, hyri apo jo Shqipëria në luftë? A janë të rëndësishme këto? Nëse llogarisim se një firmë e vënë gjatë luftës së dytë botërore, ka lënë akoma sot vënë ligjin e luftës me Greqinë, tregon se nuk janë të rëndësishme këto detaje. Edhe Shqipëria e Vidit, shtatori i vitit 1914, kur ai u detyrua që të largohej drejt vendit të tij, ku Shqipëria hyri në kaos total, nuk u vu ndonjë firmë që të angazhonte Shqipërinë në një krah apo në një tjetër të bllokut ballkanik...”, shprehet ndër të tjera Verli.

Studiuesja dhe prof.e asociuar Ledia Dushku, ndali tek qasja metodike që është përdorur nga historianët në realizimin e këtij vëllimi të parë, që ka në qendër historinë e shqiptarëve gjatë shekullit XX.

“...Qasja metodike edhe veçoritë e marrëdhënieve ndërkombëtare të shekullit XX kanë qenë përcaktuese në qasjen strukturore të vëllimit, çka ka ndikuar që zhvillimet në botën shqiptare të mos shihen të shkëputura, por detyrimisht në ndërthurje me kontekstin ballkanik edhe me zhvillimin e politikës së fuqive të mëdha...”, thotë ndër të tjera Dushku.

Ndërsa, studiuesi Hasan Bello teksa renditë të gjitha risitë e këtij botimi, vlerëson si më të risinë më të madhe, përfshirjen e trojeve etnike, të Kosovës dhe Shqipërisë Lindore në të.

“...Risia më e madhe e këtij botimi është përfshirja e trojeve etnike, Kosovës edhe Shqipërisë Lindore, që në historinë e mëparshme nuk kanë qenë të përfshira për arsye që dihen. Tjetër risi është bashkëpunimi i qevëisë së Vlorës, që ndodheshin në Berat, Fier Lushnje, që komandantët ishin shqiptarë. Kemi konfirmuar një lloj bashkëpunimi de facto jo de jure. Tjetër risi është Lufta e Shkodrës, më e madhe edhe më heroike, që kanë bërë shqiptarët gjatë 100 viteve të fundit. Një risi tjetër, është edhe lufta për Mbrotjen e Janinës. Rishikimi i kryengritjes në Shqipërinë e Mesme, në vitit 1914-’15...”, shton Bello.

Për çmimin “Eqerem Çabej” janë nominuar tre botime, “Arkitektura në Iliri” e Apollon Baçes, “Sistemi Tatimor në Shqipëri” dhe “Historia e shqiptarëve gjatë shekullit XX”, vëllimi i parë nga një grup autorësh.

Për çmimin shkencor kombëtar "Petrit Radovicka" janë nominuar dy libra; “Para, banka dhe shoqëria” me autorë, prof.dr Aristotel Pano dhe akademik Anastas Angjeli.

Edhe për çmimin shkencor kombëtar për "Kërkuesin e ri më të suksesshëm" janë nominuar dy libra “Le necropoli meridionale di phoinike. Le tombe elllenistike e romane” me autorë Belisa Muka dhe Giuseppe Lepore dhe “Etnografi në diktaturë” nga Nebi Bardhoshi dhe Olsi Lelaj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja