Nis gjyqi për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, prokuroria kërkon 5 dënime me vdekje

Nis gjyqi për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, prokuroria kërkon 5 dënime me vdekje

Jamal Khashoggi

Ka nisur gjyqi i 11 individëve të dyshuar për vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi. Sipas CNN, lajmi u bë i ditur nga vetë media shtetërore saudite. Prokurorët kanë kërkuar dënimin me vdekje për pesë nga të pandehurit.  Khashoggi, një kritik i njohur i qeverisë saudite, u vra pasi hyri në konsullatën saudite në Stamboll të Turqisë më 2 Tetor të vitit të kaluar.

Arabia Saudite refuzoi më herët kërkesën e Turqisë për ekstradimin e 18 të dyshuarve, duke përfshirë dhe 15 agjentë të dyshuar se fluturuan për në Stamboll për të kryer vrasjen. Mediat shtetërore nuk dhanë informacione të tjera, përveçse njoftuan për nisjen e seancës duke thënë se 11 të pandehurit shoqëroheshin edhe nga avokatët e tyre.

Në nëntor, zëvendës Prokurori Shalaan bin Rajih Shalaan tha se hetuesit kishin arritur në përfundimin se një oficer i inteligjencës urdhëroi vrasjen e Khashoggit duke aplikuar një injeksion vdekjeprurës brenda konsullatës. Ai shtoi se “trupi i Khashoggi u copëtua brenda në ndërtesë dhe pjesët e tij u dorëzuan tek një bashkëpunëtor që priste jashtë saj.”

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë