TIRANE- Dikur ish-drejtor i një banke të nivelit të dytë në vend, sot Altin Jaku, prefekt i komanduar i Lezhës njëherësh dhe Sekretar i Përgjithshëm i kësaj prefekture, ndodhet i akuzuar në vjedhjen e një sasie prej 300 milion lekësh të vjetra në bankën që ka punuar dikur. Gjatë kryerjes së detyrës si drejtor filiali i bankës në Lezhë, prefekti Jaku që përfaqëson Partinë Socialiste akuzohet nga një bankë e nivelit të dytë të ketë zeruar dy llogari bankare, nëpërmjet një zinxhiri veprimesh të kundraligjshme, duke lëshuar certifikata depozite pa qenë drejtor banke, por prefekt i komanduar i Lezhës.