Nis java e vaksinimit masiv të studentëve, rritet interesi në pikat e ngritura pranë fakulteteve

Nis java e vaksinimit masiv të studentëve, rritet interesi në pikat e ngritura pranë fakulteteve

Një studente duke marrë vaksinën anti-COVID

Sot ka nisur janë e vaksinimit masiv i studentëve, ndërsa siç ka theksuar edhe ministrja e Arsimit, Evish Kushi çdo ditë e më shumë po i bashkohen këtij procesi.

Ministrja në rrjetin e saj social Facebook, ka publikuar një fotogaleri nga universitete të ndryshme të vendit, ku ka nisur tashmë procesi i vaksinimit, që do të shtrihet mes datave 11-17 tetor duke synuar imunizimin e studentëve ende të pavaksinuar në mënyrë që të nisë mbarë viti akademik më datë 18 tetor.

Kushi gjithashtu ka përsëritur apelin ndaj të gjithë studentëve që përgjatë kësaj jave të paraqiten në qendrat e vaksinimit pranë fakulteteve të tyre për interesin e përbashkët të rikthimit në normalitet dhe për të ndihmuar vitin e ri akademik.

Lajmin për shtyrjen me një javë të nisjes së universitetit e ka dhënë Kushi, e cila theksoi faktin se këto ditë do të shfrytëzohen pikërisht për vaksinimin e studentëve.

Edhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ftuar të gjithë studentët që ende nuk janë vaksinuar për të shfrytëzuar këtë javë të vaksinimit pranë fakulteteve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:28
Një javë para nisjes së mësimit në auditore, Ministria e Shëndetësisë thirrje studentëve për t’u vaksinuar: Shfrytëzojeni javën e vaksinimit pranë fakulteteve

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ftuar të gjithë studentët që ende nuk janë vaksinuar për të shfrytëzuar këtë javë të vaksinimit pranë fakulteteve.

Vaksinimi i studentëve pranë fakulteteve do të vijojë gjatë gjithë javës në të gjitha qytetet universitare në vend sipas një kalendari tashmë të përcaktuar.

"Një ftesë për çdo student që ende nuk është vaksinuar, të shfrytëzojë këtë javë të vaksinimit të studentëve pranë fakulteteve, për të mbrojtur veten por edhe si një detyrim moral e përgjegjësi qytetare për mbrojtjen e shëndetit të gjithsecilit", shkruan Manastirliu.

Ekipet e vaksinatorëve do të jenë në të gjitha universitetet e vendit për të pritur studentët që të vaksinohen. Ditën e sotme ekipet e vaksinatorëve janë të vendosur në Fakultetin e Stomatologjisë, Universitetin e Sporteve dhe atë të Arteve në Tiranë, në Godinën e Rektoratit dhe tek Fakulteti i Shkencave të Natyrës në Shkodër, tek Godina e Rektoratit dhe tek Fakulteti i Shkencave Humane në Vlorë, në hollin e Universitetit “Eqerem Çabej” në Gjirkastër, pika pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, Fakulteti i Mjekësisë dhe Infermierisë në Korçë, Korpusi kryesor i Universitetit dhe Fakulteti Shkencave Teknike Mjekësore në Elbasan.  Mësimi në universitete nis të hënën e ardhshme.

J.GJ./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi 3 baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi 3 baza amerikane në Britani