TIRANE - Është organizuar sot në Tiranë Kongresi i parë Multidisplinor Mjekësor Ndërkombëtar nga Spitali Amerikan. Kongresi me temën “Edukimi në vazhdim përmes profesionistëve të mjekësisë” është i pari i këtij dimensioni në specifikën e vet dhe ka një përfshirje mbarëbotërore, duke sjellë në Tiranë figura të shquara të shëndetësisë nga specialitete të ndryshme të mjekësisë botërore.
Lindita Shosha, Presidente e Internacional Medical Congres Albania, u shpreh se është një çast shumë i rëndësishëm për mjekësinë shqiptare.
“
Ky kongres, zhvillohet për herë të parë nga Spitali Amerikan. Misioni kryesor është që ne, çdo ditë e më tepër të jemi pranë njerëzve që na kanë nevojë. Sot ky kongres është një shprehje shumë e mirë e këtij bashkëpunimi, përmbledh mjekë nga të gjitha spitalet, nga të gjitha institucionet nga vendi dhe nga bota. Ne të gjithë së bashku sot do të jemi me njëri-tjetrin në një event ku të tregojmë dhe të marrim,” – tha Shosha.
Ministri Ilir Beqaj, i pranishëm në konferencë, tha se të tilla nisma duhet të ishin marrë më herët.
“
Unë që kam marrë përsipër të bëj detyrën e Ministrit të Shëndetësisë, e shikoj ofertën e shërbimit shëndetësor si një të vetme. Shumica dërmuese e shërbimit jepet nga specialistë shqiptar, nga profesionistë të shëndetësisë shqiptare që do të thotë që ka akoma më shumë hapësirë për sinergji. Eshtë tamam momenti kur ne po vlerësojmë eksperiencën 5 vjeçare 2010-2014 të ciklit të edukimit në vazhdim, po analizojmë atë dhe është momenti kur po ndërtojmë ciklin e ardhshëm dhe unë besojë se çfarë do të jetë sot, do të jetë përsëri një vlerë e shtuar” – u shpreh Beqaj.
Figura të shquara të mjekësisë në Shqipëri dhe Kosovë u nderuan në këtë kongres me certifikata të mirënjohjes për arritje dhe kontribute ndër vite, përgatitjen e brezave të rinj të mjekëve si dhe dedikimin e jetës së tyre në shërbim të pacientëve dhe vlerave humane që mishëron mjeku profesionist.
Ky kongres është një mundësi e mirë që mjekët pjesëmarrës të mund të përftojnë 20 kredite përgjatë harkut kohor të dy ditëve që zgjat kongresi multidisiplinar.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
41.6%
-
JO
48.5%
-
NUK E DI
9.9%
Vota total: 3099
Lajme të tjera
-
OKB-ja akuzon Kievin dhe Moskën: Po bëjnë ekzekutime të robërve të luftës
24 Mars, 22:53
-
Në 27 mars përballet me Shqipërinë, Polonia 'bie' në Çeki, mposhtet me rezultatin bindës nga vendasit
24 Mars, 22:45
-
Biden: Kina nuk i ka dhënë armë Rusisë
24 Mars, 22:41
-
Adoleshentët në rrezik nga shpërndarësit e drogës! Tushe dhe Dhori: Prindërit, mësuesit dhe policët të bëhen vigjilentë! Malaj: Stresi i të rinjve vjen nga gjendja ekonomike
24 Mars, 22:29
-
Shkelën Kodin Zgjedhor, KQZ, kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve socialistë
24 Mars, 22:24
-
FOTOT e rralla të çifteve që u martuan në një ditë me Zogun
24 Mars, 22:08
-
Protesta me simbole ruse në Serbi kundër marrëveshjes së Ohrit! Protestuesit me pankarta: Jo kapitullim! Vuçiç, dorëhiqu!
24 Mars, 22:05
-
'S’ma merrte mendja', Luizi i rrëfen Kiarës si e ndihmoi Benet Beci në momentin e tij më të vështirë (VIDEO)
24 Mars, 22:02
-
Kontraktori amerikan vritet në bazën e Sirisë, SHBA hakmerret kundër objekteve të forcave iraniane
24 Mars, 21:47
-
Luiz Ejlli i tregon Kiarës çfarë do të bëjë sapo të dalë nga shtëpia e Big Brother
24 Mars, 21:44
-
Olta ‘trazon ujërat’, ia thotë në sy Kiarës dhe Kristit: Ju keni shumë kimi bashkë
24 Mars, 21:42
-
Ylli Pata: Arsyet e dyzimit të disa deputetëve të PD drejt Foltores
24 Mars, 21:24