Nis konsultimi i programit të reformave ekonomike 2024-2026, Ministri Mete: Eksportuesve t’u rimbursohet me prioritet TVSH-ja

Brenda këtij viti duhet të mbyllen të gjitha kërkesat e bizneseve për rimbursimin e TVSH-së. Kjo është kërkesa që ministria e Financave i ka bërë administratës tatimore, dhe sipas ministrit Ervin Mete, prioritet të jenë eksportuesit.

“I kam kërkuar Administratës Tatimore që të gjitha rimbursimet që ka në proces të përmbyllen deri në fund të vitit, në mënyrë që të mos ketë asnjë rimbursim të mbartuar për vitin tjetër sepse edhe ky është një tregues i përmbushjes në kohë të detyrimeve në ndërveprimin me biznesin. Madje, i kemi kërkuar të përshpejtojë për sektorë të caktuar, siç janë eksportuesit apo sektor të tjerë, procedurat e administrimit të mos ketë asnjë vonesë dhe vitin tjetër të mos ketë asnjë detyrim të prapambetur në këtë aspekt”, tha Ministri Mete.

Kërkesën ministri e bëri në mbledhjen e Këshillit të Investimeve ku u diskutua Programi i Reformave Ekonomike 2024-2026, pjesë e së cilit do të përfshihen reforma edhe në kuadër të integrimit në Bashkimin Evropian.

Sipas ministrit fokusi i këtyre reformave do të jetë përmirësimi i klimës së biznesit apo avancimi drejt tregut të përbashkët evropian.

Për tre vitet e ardhshme, reformat do të bazohen 3 pika kryesore. Së pari vëmendje tek burimet njerëzore, kjo dhe për faktin e mungesës së punonjësve në shumë sektorë të ekonomisë.

Së dyti rëndësi do ti kushtohet zhvillimit të qëndrueshëm, dhe së treti do jetë në fokus rritja e konkurrueshmërisë, me synim përmirësimin e mjedisit të biznesit, uljen e informalitetit, si dhe tejkalimi i pengesave në bujqësi, industri dhe shërbime.

Ministri tha ndër të tjera se Shqipëria po bisedon me Bashkimin Evropian për të marrë 1 miliard euro nga i “Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor.”

“Plani i Rritjes i Bashkimit Europian parashikon rreth 6 miliardë euro fonde të premtuara për Ballkanin Perëndimor, ku Shqipëria parashikohet të përfitojë rreth 1 miliardë euro, të lidhura me progresin e reformave substanciale, ku një pjesë e tyre pritet të përfshihen edhe në Programin e Reformave Ekonomike. Synohet nxitja e përshpejtimit të konvergjencës socio-ekonomike mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian, si dhe një integrim i përshpejtuar në një sërë fushash të lidhura me tregun e përbashkët dhe me tregun rajonal”, tha Mete.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur