TIRANË, 4 Dhjetor /ATSH-Gjergji Mima/ - Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në rrjetin social "Facebook", një video ku tregohet nisja e kontrollit shëndetësor falas në të gjithë territorin e Shqipërisë për të gjithë shqiptarët nga 40 deri në 65 vjeç
"Nis, për herë të parë prej njëzetekatër vjetësh, kontrolli falas i shëndetit në të gjithë territorin e Shqipërisë! Të gjithë shqiptarët nga 40 deri në 65 vjet kanë mundësinë ta bëjnë këtë kontroll pa asnjë pagesë dhe t'i dalin përpara çdo problemi të mundshëm në organizmin e tyre", shkruan Kryeministri Rama.
Po ashtu, thekson Kryeministri, "ky kontroll shënon fillimin e një epoke të re, ku sistemi ynë shëndetësor do të nisë të integrohet në botën normale duke zotëruar një bazë të konsiderueshme të dhënash për shëndetin e popullatës e të çdo individi që më tutje mund të ketë nevojë për kujdes mjekësor"./a.g/