Trajneri i ekipit të Bajernit të Mynihut, Pep Guardiola ka humbur shkëlqimin e dikurshëm, pasi filozofia e tij nuk pëlqehet në Gjermani. Një gjë të tillë e ka deklaruar edhe vetë trajneri për mediat pas humbjes së gjysmëfinales së parë me Realin. Spanjolli pas akuzave të shumta tha se “E di që filozofia ime nuk pëlqehet shumë në Gjermani. Këtu pëlqehet më shumë stili i Dortmundit.
 
 Mua më pëlqen të kemi nën kontroll topin. Ndaj Realit zhvilluam një ndeshje të mirë, kishim më shumë goditje këndi, më shumë krosime dhe më shumë gjuajtje, por na mungoi goli. Ndërsa kundërshtari pati kundërsulmet. Është normale të ndodhë kështu pasi ata janë më të shpejtë se ne” deklaroi spanjolli.
 
Krisja mes Pep dhe drejtuesve të Bajernit filloi, jo pas humbjes, por pas lojës me shumë pasime, bazuar te tiki-taka, e cila ka nervozuar gjermanët që kanë dhënë alarmin se po bëhemi monotonë.
 
Anceloti i përgjigjet Rumeniges

Në Spanjë janë të qetë. Trajneri i Reali, Anceloti në prag të ndeshjes së radhës në kampionat me Osasunën u përgjigjet edhe pyetje për ndeshjen e kthimit në Gjermani dhe deklaratave të Rumeniges së ‘spanjollët i pret ferri’.
 
Italiani nuk trembet aspak, madje ironizon gjermanin. “Shpresoj që pemët nga ferri i bavarezëve të digjen të mërkurën, kur madrilenët të jenë larguar nga Mynihu” tha ai.


d.b/shqiptarja.com