TIRANE- Prej datës 22 nëntor “Klik Ekspo Group” ka çelur dyert e Panairit Ndërkombëtar të Tiranës në Pallatin e Kongreseve. Ky panair tashmë është shndërruar në simbolin identifikues të biznesit shqiptar në botë, por njëkohësisht dhe një urë lidhëse mes bizneseve shqiptare dhe atyre të huaja.
Gjatë kësaj të hëne në kuadër të panairit është mbajtur edhe konferenca me temë “burimet e rinovueshme dhe përfitimet e efiçencës energjetike”. Në këtë aktivitet zv/ministri i Energjisë, Ilir Bejtja, ka theksuar se e rëndësishme është rritja e kursimit të energjisë elektrike përmes pajisjeve të posaçme.
“Nuk është e rëndësishme të prodhosh me kosto të ulëta, nuk është e rëndësishme jo thjeshtë të ulësh kostot e shpërndarjes dhe të shitjes me pakicë por e rëndësishme është të rrisësh kursimin në konsum të energjisë elektrike. Përdorimi i pajisjeve apo gjenerimi, prodhimi i pajisjeve të cilat ndihmojnë në konsumin e energjisë por gjithashtu edhe një efiçencë totale ne përdorimin e energjisë sidomos në oraret kur ajo konsumohet më shumë nga të gjithë. Është një tjetër element shumë i rëndësishëm që do ti shërbente ekonomisë në përgjithësi, shtrembërimet që ne kemi në tarifë, në konsum kanë çuar në një disproporcion total të përdorimit të energjisë, në funksion të asaj që duhet të shërbej për të sjellë shërbimet e tjera asaj që duhet të jetë për shërbim final të konsumatori”, tha zv/ministri i Energjisë, Ilir Bejtja.
Presidenti i “A Bi Esse Company” e cila merr pjesë në këtë panair tha se duhet rritja e eficencës së energjisë elektrike.
Në këtë panair i cili është më i madhi manifestim biznesi, për herë të parë përveç kompanive të ndryshme, bëhet pjesë edhe arti, ku vijnë për publikun piktura e skulptura.
Ky panair do të jetë i çelur deri në datën 27 nëntor. Edicioni i këtij viti sjellë surpriza shumta.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO