Nis mësimi te 'Politekniku', orët e humbura do të zëvendësohen në fundjavë

TIRANË- Në Universitetin Politeknik të Tiranës nisi mëngjesin e sotëm procesi mësimor, pas pezullimit që në datën 26 nëntor, prej lëkundjeve të fuqishme të tërmetit.

Godinat  ku zhvillojnë mësim disa fakultete, mes tyre ai  arkitekturës e urbanistikës, janë vlerësuar si të sigurta për të zhvilluar mësim studentët. Pritet që me rinisjen e procesit mësimor të bëhet dhe zëvendësimi i orëve të humbura.

“Sot ka filluar procesi mësimor normalisht që do të zgjasë deri ditën e shtunë që do të zhvillohet mësim, pastaj besoj do marrim pjesën e pushimeve. Në fillim u dha një datë e mëparshme për rifillimn e mësimit, më pas u shty për shkak të dëmtimeve që ka fakulteti i Inxhinierisë, godina A, godina e vjetër, ndërsa për fakultetin e Arkitekturës ka rifilluar mësimi. Ka një orar me dy turne, paradite dhe pasdite për zëvendësimit e orëve të humbura. Për këtë fundjavë kemi njoftim vetëm për ditën e shtunë por që besoj që pas festave të fundvitit do fillojë që të kemi zëvendësim ditëve të shtuna dhe të diela”- u shpreh një prej studenteve

Nga ana tjetër, godina e Inxhinierisë së Ndërtimit, ka pësuar dëme të cilat e bëjnë të pasigurt zhvillimin e mësimit, ndaj është marrë vendimi që procesi mësimor të rinisë me datë 6 janar. Kjo godinë e ndërtuar në vitet '80, pësoi dëme edhe nga tërmeti i 21 shtatorit, dëme të cilat u riparuan, por më goditjet e tërmetit të 26 nëntori, u mor vendimi për pezullimin e mësimit.

Në këtë godinë do të kryhen ekspertiza më të thelluara për të arritur në një vendim për ndërhyrjet që do të kryhen. Ndërkohë që pritet që me datë 6 janar studentët e Inxhinierisë së Ndërtimit të rifillojnë mësimin në godinat e tjera të UPT, po shihet mundësia që një pjesë ta zhvillojnë te fakulteti i fizikë-matematikës. Nga pezullimi i mësimit deri më datë 6 janar preken rreth 2000 studentë.

Edhe në Universitetin e Mjekësisë mësimi do të rinisë më datë 6 janar, pasi edhe këto godina pësuan dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit. Godinat ku pati më shumë dëme dhe kërkohet një kohë më e gjatë për të kryer riparime, janë godinat e Anatomisë dhe Infermierisë. Pritet që Universiteti i Mjekësisë të marrë një vendim për mënyrën së si do të zëvendësohen orët e humbura.

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë