Nis muaji i Ramazanit, myftiu i Tiranës: Për festën e Bajramit pritet një vendim i dytë në varësi të situatës së koronavirusit

Ditën e sotme ka nisur agjërimi për të gjithë besimtarët myslimanë në muajin e shenjtë të Ramazanit.

Agjërimi është një prej 5 shtyllave të islamit që duhet të zbatohet nga të gjithë besimtarët, përjashtuar disa kategori si të sëmurët, udhëtarët apo gratë shtatzëna.

Këtë vit muaji i Ramazanit do të festohet në mënyrë krejt ndryshe për shkak të përhapjes së koronavirusit, ku besimtarët nuk do t'i kryejnë ritet në vendin e shenjtë, por në shtëpitë e tyre.

Myftiu i Tiranës, Lauren Luli në një lidhje me skype në emisonin "Pa Protokoll" ka treguar se të gjitha xhamitë janë të hapura, vetëm se besimtarët nuk janë të pranishëm për shkak të koronavirusit.

"Ashtu si kjo situatë ka prekur të gjitha qëlizat e shoqërisë ka prekur edhe jetën shqiptare,  ka prekur edhe mënyrën e praktikës së besimit. Është një prej periudhave kohore më të rëndësishme për besimtarët, por ky vit na ka gjetur ndryshe. Ndodhemi në një situatë, ku është e pamundur që të mos përjetohet besimi së bashku apo tubimet në xhami", është shprehur Luli.

Myftiu ka thënë se ky është një Ramazan ndryshe, pasi nuk kanë qenë ndonjëherë dëshmitarë, pasi në këtë orar xhamitë ishin të frekuentuara nga mijëra besimtarë.

"Fatkeqësisht ky muaj nuk do të na e dhurojë këtë lumturi, por do të përjetohet nga një rreth më i ngushtë shoqëror. Janë disa adhurime të cilat besimtarët nuk do të munden dot ti bëjnë dhe t'i ndjekin pasi është e pamundur t'i përcjellim nëpër media sociale, por më e rëndësishme është të përcjellim një mesazh sensibilizimi", ka thënë ai.

Lul ka theksuar se janë bërë një sërë aktivitetesh dhe programesh në mënyrë që ky Ramazan të përjetohet nga të gjithë besimtarët.

"Jemi të privuar nga adhurimet të bëra së bashku. Xhamitë janë të hapura, ezani thirret në mënyrë të vazhdueshme.

Ka adhurime që e kanë kusht tubimin, por ka edhe të tjera që se kanë kusht për shembull namazi i natës, i cili mund të mbahet bashkë me familjen", ka thënë Luli.

E pyetur nga gazetarja se sa i vështirë mund të jetë agjërimi në një kohë kur je gjithë kohën i izoluar dhe mndja të shkon tek ushqimi, myftiu i Tiranës është shprehur se është po i vështirë aq edhe i lehtë.

"E mira është se kalohet me familjet dhe ka më tepër kohë për t'iu përkushtuar adhurimeve të Zotit, sic është leximi i Kuranit, pasi do të ishim duke u marrë me punët tona", ka thënë ai.

Në lidhje me faljen e Bajramit, festës përmbyllëse të një muaj plot sakrifica, i cili karakterizohet nga mbledhja e besimtarëve nëpër xhami apo shesh, ai është përgjigjur se nuk ka një vendim të prerë.

"Që në momentin e vendimit ishim të një mendimi me kolegët që të mos ishte i prerë por të ngelej në një monent të dytë, pasi nuk dihet vazhdimësia e saj do të lehtësohet apo vështirësohet.

Në momentin që do të shikohet lehtësim, patjetër që do të merret një hap tjetër që të mundësohet falja në sheshe apo xhami", ka theksuar ai.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë