TIRANE- Nisma e iniciuar nga fëmijët e efektivëve të policisë të rënë në detyrë e kthyer në fondacionin ‘Gjurma’ ka nisur punën për ndërtimin e banesës për familjen e efektivit Kol Ndreshaj, i vrarë në krye të detyrës në vitin 2010.
Pjesë e takimit ku u prezantuan edhe objektivat e këtij fondacioni si dhe shfaqën në monitor edhe fotot e policëve të rënë në detyrë, ishte edhe drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu. Në fjalën e tij ai theksoi se Policia e Shtetit do të japë një kontribut prej 4 milionë lekësh për këtë mision.
“224 kolegët tanë sot janë dëshmor, shumë prej tyre janë plagosur dhe të tjerë janë sakrifikuar. Shumë prej tyre sot janë në radhët e policisë së shtetit duke ndjekur rrugën e prindërit të tyre, e të tjerë janë bërë specialist e profesionistë të zotë. Dëshiroj ti përcjell fondacionit ‘Gjurma’ një fond prej 4 milionë lekësh të reja kontribut i punonjësve të policisë së shtetit”, deklaroi Veliu.
Ndërkohë nga ana tjetër Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i pranishëm në takim u shpreh se policia është e vetmja organizatë që ka më shumë jetë të humbura në 30 vite.
“Si asnjë grup tjetër profesionistësh në Shqipëri në harkun e 30 viteve ka pësuar një humbje të rëndë, të parikuperueshme duke dëshmuar se është një nga organizatat për të mos thënë e vetmja që ka vënë në funksion të punës jo vetëm orët e saj por edhe gjakun”, u shpreh Lleshaj.
Ndërsa kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u shpreh se është në mbështetje të kësaj nisme. “Do të doja si Bashki e Tiranës të na konsideroni, dhe nise ka familje në territorin e Tiranës, të kontribuojmë edhe ne me të gjitha mundësitë që kemi”, tha Veliaj.
Familja që do të strehohet nga kjo nismë është ajo e efektivit të rënë nga Shkodra në vitin 2010 Kol Ndreshaj.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
74%
-
Jo
22.4%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 2269
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Skiatorja Lara Colturi u rendit e dyta në Botërorin e Skive, Veliaj: 100 mijë euro shpërblim nga bashkia e Tiranës
9 Janar, 19:43
-
Hetimet për Erion Veliajn, biznesmeni Elman Abule thirret në SPAK
9 Janar, 11:20
-
'Ura për Shqipërinë 2030', Rama: Zhvillojmë pronën shtetërore, s’paguajmë më qira! 25 institucione akomodim në kulla, shteti në këmbim të pronës merr zyrat
9 Janar, 10:35
-
Gjimnazistët ekselentë në Këshillin Bashkiak, Veliaj: Burim frymëzimi
7 Janar, 15:42
-
Aboneja për pensionistët, Veliaj: Çdo muaj është falas, ashtu si për studentët! U kursejmë 192 mijë lekë në vit gjysheve dhe gjyshërve
5 Janar, 15:31
-
Erion Veliaj pret në shesh Vitin e Ri me artistët e qytetarë: Progresin e Tiranës s'e ndal askush! Më pak stërkëmbësha e më shumë punë
1 Janar, 01:56
-
Ndërrimi i viteve me koncert në Tiranë, s’mungojnë fishekzjarret! Nënkryetarja e Bashkisë: I pranishëm edhe Veliaj
31 Dhjetor 2024, 15:17
-
Mirësevjen 2025! Në Tiranë, spektakël fishekzjarresh e koncert në shesh! Atmosferë festive në çdo qytet! Shqiptarët kudo urojnë: Gëzuar!
31 Dhjetor 2024, 10:58
-
Shqipëri, zhvillimet në vitin 2024, SPAK protagonist
30 Dhjetor 2024, 22:17
-
'A e dini kush është Nesti Angoni?' Rama: Nuk e komentoj, mos më shtyni në ngasje, s’kam parë asnjë akuzë konkrete! Asnjë në PS nuk lejohet që ta komentojë
30 Dhjetor 2024, 14:01
-
Veliaj në SPAK, Rama: Linçimi publik i neveritshëm! Çorbë derrash, s’mund të jetë arsye për qëndrime politike! Po i cënohet jeta familjare
30 Dhjetor 2024, 11:10
-
Kreshnik Spahiu në REPORT TV: Personazh i vitit janë ‘Tifozat Kuqezi’! Berisha dhe Rama do shkrijnë çdo parti tjetër më 11 Maj! PD e PS duhet të ishin të jashtëligjshme
29 Dhjetor 2024, 18:51
Po lali Eri ca do te policia nuk po e kuptoj ?
Përgjigju