Është hapur kantieri i ndërtimit për të hedhur themelet e para për godinën e re të shkollës Sami Frashri në Tiranë.
Së bashku me nxënësit ekselentë të shkollës dhe përfaqësues të bordit të prindërve, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, inspektuan punimet në kantier duke premtuar se do të jetë një ndër shkollat më të mira në Shqipëri.
“Kjo është një nga shumë shkollat, mbi 140 shkollat që ne po ndërtojmë së bashku me donatorët”, tha Ahmetaj.
Sipas tyre shkolla do të jetë dy herë më e madhe, me 49 klasa, 8 laboratorë, dhe me mjedise moderne, dhe duke hedhur poshtë akuzat e PD-së, ata vërtetuan se shkolla do të ndërtohet në po të njëjtin vend.
“Sot kundërshtari ynë është injoranca, gënjeshtra, janë të pavërtetat, fryma e përçarjes që fusin ca politikanë, për të cilët nuk ka rëndësi nëse ka qenë tek “Samiu” apo jo, dhe thonë: Shkolla do shkojë në Paskuqan, se këtu do bëhet pallat. Ata duhet të turpërohen sot, është momenti të heshtin, të ulin kokën dhe nëse kanë gjak shqiptari, sot është momenti që edhe të skuqen”, deklaroi Veliaj.
Ndërtimi i Sami Frashërit është realizimi i nje ëndrre, u shpreh ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj. Godina e re do t’ju japë mundësinë nxënësve të mos studiojnë më me dy turne.
Ndërsa mëngjesin e sotëm ish deputetja e PD-së Jorida Tabaku akuzoi qeverinë se shkolla u shemb pa asnjë plan, u shemb kur nuk ekzistonte asnjë projekt. Madje Tabaku tha se kjo shkollë nuk ndërtohet nga fondet e Bashkimit Evropian por nga paratë e taksapaguesve të Tiranës dhe të Shqipërisë.
Gjimnazi “Sami Frashëri” u ndërtua në vitet 60 dhe pësoi dëme të rënda në kolonat mbajtëse nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
E.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.6%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2102
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nisin punimet për fazën e dytë të TEDA Tirana, Veliaj: Do punësohen 5-7 mijë persona
23 Janar, 14:53
-
Kreu i SPAK: Po bëhen veprime të shumta hetimore për '21 Janarin'! Pasi të grumbullohen provat, ballafaqimi! Përgjimet e SkyECC? Dumani: Nëse kemi prova godasim çdo politikan
20 Janar, 12:43
-
Ambasadori italian mbyll misionin 5-vjeçar, Veliaj e nderon me ‘Çelësin e Qytetit’: Misionar i afrimit të Shqipërisë me Italinë! Bucci: Lidhje të veçantë
19 Janar, 12:08
-
Veliaj jep certifikatat e pronësisë për familjet e ‘5 Majit’: I vendosur t’i çoj punët deri në fund
18 Janar, 12:02
-
Veliaj:Tiranës do i shtohen edhe 10 shkolla të reja, subvencionojmë çerdhet dhe kopshtet si asnjë vend tjetër në rajon
17 Janar, 15:18
-
SHËNIM/ Përse iu desh Berishës dhe shtypit të tij të shpiknin 'një apartament' të Ajolës
17 Janar, 13:32
-
Mblidhet Këshilli Bashkiak, betohet anëtari më i ri i komunitetit rom! Veliaj: Do rishikojmë edhe buxhetin! Tiranës i duhet stadiumi i rijetëzuar, jo i epokës ish-Sovjetike
16 Janar, 16:48
-
Rindërtimi/ 75 familje në Kombinat marrin apartamentet! Veliaj: U vonuam 5 vite nga gjyqet e partiçkave politike, luftojnë për 5 vota
16 Janar, 12:27
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Udhëtojnë me abone falas, Veliaj: Do të bëjmë Kartën e Pensionistit, si atë të Studentit
15 Janar, 15:27
-
NDRYSHIMET/ Ekipi i PS për 11 majin! Drejtuesit politikë do jenë në listat e sigurta
14 Janar, 16:05
-
300 pemë të reja i shtohen parkut të Liqenit të Farkës, Veliaj: Investimet e bashkisë kanë rritur vlerën e pronës
14 Janar, 14:55
Bej shkolla ,spitale,cerdhe,,kopshte,,e ambulanca,,fusha sporti,,se po e mbush tiranen me pallate,,o legen ...
PërgjigjuOpozite leshi! Si nuk i vjen turp që aty ku nuk ka nevoj për llafe dhe gënjeshtra. Humbasin frymën duke gënjuer dhe normalisht humbasin dhe votën. Nuk e kuptoj ku është problemi???? Çfar rëndësie ka që me çfar fonde u pagua? Rëndësi ka që aty po rindërtohet gjimnazi aty ku ka qënë dhe jo gjetkë. Na lodhët kokën!
PërgjigjuO BALONA TABAKE PA TEREZI PO KENI JU MBI VETE NJË PIK DINJITET ? GËNJENI NGA MËNGJEZI DERI NË DARK PA PIK TURPI. TANI QË GËNJESHTRA JU DOLI KAPNI TJETËR GËNJESHTËR JO DO BOHET ME KTO LEK JO DO BOHET ME KTO LEK PO Ç' RËNDËSI KA SE ME ÇA LEKËSH DO BOHET A DO BOHET ATY KU ISHTE. PRA MË E PAKTA O BALONA TAUKE KËRKONI FALJE PËR GËNJESHTRAT. PO KU KENI JU DINJITET QË TË KËRKONI FALJE.
Përgjigjuleshoje ne toke lopaten o erion sdromsi. ku ke lidhje me punen ti o hajdut
Përgjigju