Nis ndërtimi i 'Rrugës së Arbrit', Gjiknuri: Dibër-Tiranë 69 km, ja kur është gati

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri, ka deklaruar se nga sot nis puna për ndërtimin e ‘Rrugës së Arbrit’.

Nga qyteti i Peshkopisë, ku qeveria ndodhet në takim me banorët, ministri Gjiknuri theksoi se rruga e re do të shkurtojë një hapësirë të konsiderueshme, duke e bërë Dibër-Tiranë në 69 kilometra.

Sipas Gjiknurit, ‘Rruga e Arbrit’ do të përfundojë para zgjedhjeve të përgjithshme, ku do të jetë gati për të gjithë dibranët.

Do shkurtohet më tej rruga, Dibër-Tiranë 69 km. Kemi bërë lidhjen me degëzimin e Klosit. Rruga do t’i vlejë edhe Matit e Burrelit. Projekti trajton rrugën me të gjithë elementët. Do të shmangim kthesat e shumëfishta, ku parashikohen 6 tunelë dhe 4 ura, si dhe një tunel për raste emergjence. Nuk po e ndërtojmë rrugën për qëllim elektoral, por do bëjmë një rrugë me standard evropian siç Dibra e meriton. ‘Rruga e Arbrit’ është investimi i parë i projekti ‘1 miliard dollarë’. Rruga do të përfundojë para zgjedhjeve të përgjithshme dhe do ta festojmë këtu. Do vij këtu.

Ministri Damian Gjiknuri

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë