Nis në 22:00 'CRIME STORY', Dervishi: 'Zbërthehet' e shkuara e errët e Fredi Belerit! Sjellim fakte dhe prova, nga MAVI te masakra e Peshkëpisë

Nis në 22:00 'CRIME STORY', Dervishi: 'Zbërthehet' e shkuara e errët e Fredi Belerit! Sjellim fakte dhe prova, nga MAVI te masakra e Peshkëpisë

CRIME STORY, nga Ferdinand Dervishi starton këtë mbrëmje në 22:00 në ekranin e Report Tv me serinë e parë të një dokumentari me dy pjesë, kushtuar fenomenit Fredi Beleri, i zgjedhur kryebashkiak i Himarës por i dënuar për blerje votash.

Për të dhënë më shumë detaje për ciklin e dokumentarëve e konkretisht për atë për Belerin, gazetari Ferdinand Dervishi ishte i ftuar në “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj. Në fokus të serisë së parë, Dervishi nënvizoi se është e shkuara e errët e Fredi Belerit për të cilin sjell materiale të mbështetura në prova, disa të publikuara për herë të parë.

“Në dokumentarin e parë flasim për Belerin. meqë historia e Belerit më ka pëlqyer gjithmonë. Ishte një histori me të cilën u mor gjatë politika. Mendova të fokusohem te kjo histori për të shkuar disa hapa përtej atyre që është thënë për këtë histori. Për të thënë të vërtetën. Dhe besoj se ia kam dalë. Materiali është me dy seri, që e përmbledh këtë histori të Belerit, të plotë. Dukumentari merret vetëm me historinë e vjetër të Belerit, jo me arrestimin", tha Dervishi.

CRIME STORY zbërthen për herë të parë historinë e Belerit duke u ndalur edhe te masakra e Peshkëpisë e deri te lidhja e tij me organizatën terroriste MAVI.

“Quhet si të thuash historia e vjetër, nga vjen dhe kush është ky njeri. Sjellim për herë të parë gjithë çfarë ka shteti për këtë njeri njeri. Sjellim korrespondencën që ka ambasada jonë për këtë histori. Kam bërë konsulencë me njerëz që e njohin këtë të shkuar dhe ekspertë që nga koha e kominizmit. U kam kaluar të lexojnë të gjithë skenarin. I gjithë materiali mbështetet në prova. Kemi një pjesë të parë që sjell shkurt ngjarjen e Peshkëpisë. Kemi hetimin që është bërë më pas, që është hetim sipërfaqësor. Duket sikur nuk kanë pasur në mendje të bëjnë një hetim”, tha Dervishi.

“Kemi dhe një detaj që vjen për herë të parë për Mavi-n. Ajo është e formuar në Shqipëri. Në këtë moment në territorin shqiptar u formua mavi një fron që kishte si qëllim Vorio Epirin dhe kontrollin e territore ve të pretenduara të nacionalizmit grek”, shtoi më tej ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:17
'97 një vit me shumë ngjarje të pazbardhura', gazetari Dervishi ‘skanon’ krimin: Bandat më të rrezikshme nga Tirana në Durrës

Në “Studio Live” në Report Tv gazetari Ferdinand Dervishi ndërsa foli për ciklin e dokumentarëve CRIME STORY që nis sot në 22:00 në ekranin e Report Tv është ndalur dhe te krimi i organizuar. '97 e cilësoi një vit me shumë krime të pazbardhura.

“Në 97 ka shumë krime të pazbardhura e të pazbuluara. Secili kërkon drejtësi. Çdo familje që ka një gozhdë do drejtësi”, tha ai.

Si e shikon krimin e organizuar nga 97 me sot?

“Janë në aktivitet ata që janë në aleancë me politikën. Kanë ikur në Dubai kush ka probleme me drjetësinë. Situata është e rëndë. Pushteti aktual nuk e ka ndarë dot krimin. Krimi është në situatë alarmante”, shtoi ai.

Nga jugu në veri ku janë bandat më të fuqishme?

“Më të fuqishmet janë në segmentin tiranë Durrës, kanë ndikim politik të tmerrshëm. U dëgjohet më shumë fjala. Fushë Kruja është problematike. Është konceptuar nga bandat më të fuqishme në Shqipëri si një vend ku mund të furnizoheshin. Aty ka lulëzuar një komisariat i tërë, nga këto elementë që folëm që janë të gatshëm që të bëjnë gjëra shumë të rënda”, deklaroi Dervishi.

Në Shkodër është goditur një grup i fortë kriminal. Bajrajt, që kishin dhe elementë psikopatie. Segmenti Tiranë Durrës, diçka Elbasani dhe Fushë Kruja hë për hë janë në krye. Edhe Vlora ka ca banda të vjetra me trashëgimi por nuk njihen. Berati është qetë, Korça qetë. Vazhdon që viktimat më të shumta që vijnë shkak pasojë vijnë nga trafiku i drogërave të forta.”

Krimi i organizuar apo mafia, kush është i përhapur në Shqipëri?

“Unë besoj se mafie në momentin që do e quajmë një grup mafie i bie që ai komandon politikën. Deri në momentin kur politika shqiptare më duket sikur i rreshton pak këta ne nuk do kemi mafie. Grupe kriminale të fuqishme ka. Së fundmi janë bërë disa grupe bashkë, për shembull për Vis Martinajn u bënë disa grupe bashkë për ta goditur. Familje me tipare mafioze ka pasur dhe ka, vazhdojnë për një kohë të gjatë nën hije të lëvizin gjërat. Mafia është organizëm shumë i madh. Unë besoj se nuk e kemi”, tha më tej gazetari.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!