TIRANË,6 Dhjetor / ATSH / N .Lena - Një nismë e veçantë filloi sot në qytetin e Divjakës në muajin e pyllëzimit si kundër quhet muaji Dhjetor, zbatimi i projektit "Pylli i shpirtrave".
Një iniciativë e banorëve të  këtij qyteti, mbështetur  edhe nga bashkia dhe Drejtoria Shërbimit Pyjor Lushnje si dhe të shoqatave mjedisore.
Divjaka shquhet për pyllin e saj me pisha të buta dhe paratë për blerjen e fidanave të reja u siguruan nga donatorët vendas si dhe ata banorë që donin të mbillnin një pishë në kujtim të një njeriu të afërm të tyre që nuk jeton më. Prandaj dhe nisma u quajtë "Pylli i Shpirtrave". Ky brez pyjor do të shtrihet në hapsirën e  rërës që është krijuar nga largimi i vijës ujore të detit me brezin e vjetër pyjor.
Sot u mbollen rreth 1500 fidanë ndërsa aksioni do të  vazhdoj edhe nesër. Kushdo qytetar i qytetit ose i kudo ndodhur, mund të mbjellë një pemë në kujtim të një njeriu të shtrenjtë që nuk jeton më, por edhe  "Pishën e Dashurisë" për ato çifte që martohen apo kanë një lidhje. Nisma do të vazhdoj deri në pyllëzimin e plotë të brezit të boshatisur të rërës./a.g/