Rikthimi i NASA në hapësirë! Raketa 'Artemis 1' pëson defekt, shkak rrjedhja e gazit! Shtyhet më 2 shtator udhëtimi për në hënë (VIDEO)

NASA kishte planifikuar të dërgonte sot një raketë në hënë, si pjesë e misionit “Artemis” me qëllim dërgimin e astronautëve në 2025-n, por për shkak të një defekti teknik, raketa nuk u lëshua.

Një problem me motorin e detyroi NASA-n ta shtyjë për të paktën katër ditë lëshimin e raketës kolosale të gjeneratës së ardhshme, një fluturim i shumëpritur rreth hënës 50 vjet pas misionit të fundit hënor të Apollonit.

Numërimi mbrapsht u ndërpre rreth 40 minuta para kohës së nisjes, ndërsa raketa 32-katëshe, me dy faza Space Launch System (SLS) dhe kapsula e ekuipazhit të saj Orion prisnin të ngriheshin nga Qendra Hapësinore Kennedy në Kepin Canaveral, Florida.

Agjencia hapësinore amerikane tha se pati problem teknik në një nga motorët kryesorë të raketës. NASA nuk dha një datë të re zyrtare për nisjen, por tha se mund të caktohet për të premten, më 2 shtator.

Kjo raketë pritet të rrotullohet rreth Hënës përpara se të zbresë në Oqeanin Paqësor gjashtë javë pas nisjes. Kapsula me emrin “Orion” nuk do të ketë ekuipazh gjatë këtij misioni. Por, programi Artemis është i ndarë në 3 misione. Artemis 1, që me gjasa do të niset më 2 shtator dhe pa ekuipazh, Artemis 2 në vitin 2024 që do të ketë ekuipazh por nuk do të zbresin në hënë dhe Artemis 3 në vitin 2025, ku pritet që astronautët të zbresin në hënë.

NASA ka bërë me dije se qëllimi final i këtij programi është që të dërgojë njerëz në hënë dhe në mars, ndërsa ndër astronautët e parë që do të zbresin në hënë, NASA thotë se do të jetë një grua dhe një person me ngjyrë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:09
NASA shtyn fluturimin për 4 ditë, shkak rrjedhja e gazit në raketë

NASA ka shtyrë fluturimin për në hënë për në datën 2 shtator. Fluturimi është shtyrë për në datën 2 shtator, ndërsa shkak për shtyrjen është bërë rrjedhja e gazit në shtator.

Ora 14:35
Çfarë ndodh nëse raketa e NASA-ës nuk niset për në hënë?

Ndërsa raketa ‘Artemis’ ishte planifikuar fillimisht të nisej në orën 08:33 me orën lokale (13:33 BST) nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida, ajo mund të shtyhet deri në 10:33 me kohën lokale (15:33 BST) nëse është e nevojshme. Kjo për shkka të probleme teknike që janë shfaqur.

Nëse ngritja nuk është e mundur gjatë asaj periudhe kohore, NASA ka gati dy data rezervë: 2 dhe 5 shtator. Lëshimi i raketës drejtohet nga Sistemi i Përfundimit të Fluturimit të raketës (FTS), i cili ka një bateri të certifikuar për 20 ditë, duke filluar me instalimin e saj në SLS më 18 gusht. Nëse nisja nuk ndodh deri atëherë, FTS do të duhet të hiqet dhe të zëvendësohet.

Zyrtarët e NASA-s, megjithatë, kanë shprehur besimin se ngritja do të bëhet në një nga tre datat e planifikuara.

Ora 14:20
Problemi teknik i raketës, astronauti i NASA-s: Këto lloj defektesh janë shumë të zakonshme

Një astronaut i NASA ka folur për BBC pas problemeve teknike që shfaqi raketa që pritet të niset drejt hënës. Astronauti Stan Love i tha BBC se këto defekte janë shumë të zakonshme.

“Këto defekte janë shumë të zakonshme. Veçanërisht për fluturimin e parë të një rakete të re”, thotë Stan Love, duke shtuar se kjo është hera e parë që raketa afrohet për t'u ngritur.

Ai thotë se ky është një fluturim provë, që do të thotë se ka "shumë mundësi për të shfaqur problematika.

"Unë me të vërtetë shpresoj se jemi gati".

Në vetë udhëtimin e planifikuar, Love thotë se do të jetë një fluturim gjashtë-javor ku qëllimi kryesor i inxhinierëve dhe astronautëve është të "sigurojnë që çdo pjesë e asaj anije kozmike të funksionojë para se të kthehet në Tokë".

Me kusht që gjithçka të shkojë sipas planit, ai thotë se një ekuipazh do të emërohet pas kthimit të Artemis dhe trajnimi do të fillojë së shpejti - duke na sjellë një hap më afër që njerëzit të arrijnë përsëri në Hënë.

Ora 14:18
Rikthimin e NASA në hapësirë, probleme teknike para nisjes së raketës

Pak para nisjes së raketës së NASA-s në hapësirë janë shfaqur probleme teknike. Lajmi u raportua nga BBC.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

DASH e cilëson 'retorikë të papërgjegjshme' kërcënimin e Medvedevit ndaj NATO-s

DASH e cilëson 'retorikë të papërgjegjshme' kërcënimin e Medvedevit ndaj NATO-s