Në malin e Torovicës, Forcat e Armatosura kanë nisur ndërhyrjen për shkatërrimin e shkëmbinjve të rrezikshëm, në bashkëpunim me emergjencave civile dhe Policinë e Shtetit.

Operacioni fillon me vendosjen e rrjetave mbrojtëse pranë shkëmbinjve, ndërsa faza tjetër parashikon shpërthimin e kontrolluar të tyre me lëndë plasëse. Qëllimi është parandalimi i aksidenteve dhe zgjidhja e një problematike të hershme.

Në vitin 2017, një shkëmb i rënë në aksin rrugor Balldre–Torovicë goditi një automjet, duke shkaktuar vdekjen e dy vëllezërve dhe bashkëshortes shtatzënë të njërit prej tyre. Që atëherë, banorët kërkonin vazhdimisht ndërhyrje.