Ka nisur këtë mëngjes operacioni për shkatërrimin e shkëmbinjve të rrezikshëm në malin e Torovicës, në njësinë administrative Balldre, pjesa verilindore e fshatit Torovicë.
Sipas informacionit të marrë nga strukturat e Mbrojtjes Civile pranë Bashkisë Lezhë, ndërhyrja po realizohet në bazë të një marrëveshjeje me Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Këta shkëmbinj kanë qenë prej kohësh një rrezik potencial për jetën dhe banesat e banorëve të zonës.
Në mbështetje të operacionit janë angazhuar disa struktura vendore, përfshirë Drejtorinë e Mbrojtjes Civile, Policinë Bashkiake, Drejtorinë e Bujqësisë si dhe administrata e njësisë Balldre.
Autoritetet synojnë eliminimin përfundimtar të këtij rreziku, duke rritur sigurinë për komunitetin lokal.
Komente












