Mbi 20 artistë të vegjël nga shkolla Shkolla “Besëlidhja” u ngjitën në skenën e Pallatit të Kulturës në Lezhë, në edicionin e tetë të festivalit “Erdhi Pranvera”.

I konceptuar dhe realizuar nga mësuesja Leonora Haxhia, festivali vjen si një hapësirë ku talentet e reja prezantohen dhe hedhin hapat e parë në rrugëtimin e tyre artistik.

Edicioni i këtij viti solli një atmosferë plot emocione, energji dhe krenari për të rinjtë pjesëmarrës, ndersa vetë ideuesja Leonara Haxhia u shpreh se ky festival është një ftesë e parë për fëmijët që kanë pasion për muzikën, duke theksuar se pikërisht nga kjo skenë nis rruga e tyre drejt artit.

“Ky festival është një mundësi e mirë për nxënësit të shprehin talentin e tyre. 16-nxënës u rikthyen sot për të dëshmuar arritjen e tyre artisike. Ndërkohë gjashtë nxënës të rinj iu bashkuan sot kësaj skene”, tha Haxhia.

Drejtuesit e arsimit dhe të shkollës "Besëlidhja" theksuan se arti ka qenë gjithmonë pjesë e rëndësishme e jetës kulturore të qytetit dhe një burim krenarie, që sot pasqyrohet edhe përmes nxënësve.

Festivali zgjati mbi 60 minuta dhe skena u mbush me zëra që spikatën për talentin e tyre, duke dëshmuar se pasioni, përkushtimi dhe guximi janë çelësi i suksesit që në moshë të hershme.