Nis pastrimi i selisë së PD-së, pas protestës së dhunshme të Sali Berishës (FOTO+VIDEO)

TIRANË-Në selinë e Partisë Demokratike po tentojnë që t’i rikthehen normalitetit, pas akteve të dhunshme që erdhën nga vetë demokratët në ‘dirigjimit’ e Sali Berishës! Sot, punonjësit e pastrimit “i kanë hyrë me themel” godinës duke “zhdukur” çdo gjurmë që la protesta e 8 janarit. Si një ditë e hëne, në zyrat e selisë qendrore do duhet të ishin demokratë, por sot aty ndodhet vetëm sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi që po ndjek nga afër punimet me qëllim rikthimin sa më shpejt të normalitet.

Ndonëse situata në godinë po i kthehet normalizimit, nuk mund të thuhet e njëjta gjë edhe për zhvillimet politike, ku të dyja palët nuk kanë lëshuar pe nga qëndrimet e tyre. Sali Berisha ka paralajmëruar protesta të tjera, e ndërsa Lulzim Basha ka hedhur ndaj ish-kryeministrit akuza të rënda duke thënë se ka kërkuar që të derdhet gjak mes demokratëve, por për fatin e mirë nuk ndodhi. Basha shtoi se ai është aty për t'ua ndërprerë vallen oligarkëve, që janë aleatë të politikës së trekëndëshit të Bermudës (Rama-Berisha-Meta), të cilët duan që të zhvendosin vëmendjen nga problemet e vërteta që kanë shqiptarët.

N 8 janar, mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha sulmuan selinë e Partisë Demokratike. U desh ndërhyrja e policisë, që situata të vihej nën kontroll në pak minuta, pasi por rrezikohej seriozisht jeta e deputetëve që ndodheshin brenda selisë si dhe kreut të PD-së Lulzim Bashës. Nga ana tjetër Sali Berisha u rikthye në vendin e krimit, ndërsa i cilësoi 'dhunuesit' si heronj duke shtuar ato ruajtën gjakftohtësinë dhe rrëzuan dyert e blinduara të 'Lul Bravës'. Ndonëse nga pamjet u pa qartë se kush ishte urdhëruesi i sulmit, emri i Sali Berishës nuk rezulton tek lista që policia e shtetit publikoi teksa dha inicialet e të arrestuarve, të shoqëruarve, dhe atyre që po hetohen në gjendje të lirë. Në total janë 34 të arrestuar dhe 18 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:45
Dhuna në selinë blu, Basha nxjerr pamjet nga punimet: Atë që shkatërroi ai, ne do ta ngremë më të fortë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar disa fotografi që tregojnë gjendja e selisë së Partisë Demokratike. Ai siguron se nga protesta e fundit, PD do të ngrihet edhe më e fortë.

“Atë që shkatërroi ai, ne do ta ngremë më të fortë!”, shkruan Basha teksa ndan pamjet.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Dumani: Në filtër vendimet e Vetingut, me iniciativën tonë hetojmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar! Në fokus dhe ata që janë në sistem, ka premisa që kryejnë akte korruptive

Dumani: Në filtër vendimet e Vetingut, me iniciativën tonë hetojmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar! Në fokus dhe ata që janë në sistem, ka premisa që kryejnë akte korruptive