Nis zbatimi i marrëveshjes për patrullim të përbashkët mes Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë në territorin e Shqipërisë gjatë sezonit veror, tradicionalisht me fluks shumë të madh të kosovarëve drejt bregdetit shqiptar, transmetojnë mediat shqiptare.

Me këtë rast, të hënën në 1 korrik, në pikëkalimin kufitare në Vermicë do të mbahet një konferencë për media, ku sipas burimeve zyrtare të Policisë kosovare, drejtues të Divizionit të Komunikacionit Rrugor nga Policia e Kosovës dhe të Policisë Rrugore të Shqipërisë do të paraqesin informacione lidhur me planin e zbatimit të marrëveshjes.

Po të hënën, nga territori i Kosovës drejt territorit të Shqipërisë do të niset edhe grupi i parë i zyrtarëve policorë, të cilët do të fillojnë patrullimin e përbashkët me zyrtarët policorë nga Shqipëria.

Marrë nga Koha.net

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)