Nis pelegrinazhi i Haxhit në Mekë, mijëra besimtarë myslimanë mblidhen rreth Qabesë

Nis pelegrinazhi i Haxhit në Mekë, mijëra besimtarë myslimanë mblidhen rreth Qabesë

Pelegrinazhi në Mekë

Që prej ditës së djeshme mijëra besimtarë myslimanë u mblodhën në qytetin e shenjtë të Mekës për pelegrinazhin e përvitshëm 5-ditor. Ndërsa autoritetet e Arabisë Saudite kanë ndërmarrë masa që lutja të kalojë në paqe. Mijëra vetë kanë qarkulluar përreth qabesë në formë kubi në qytet, për të përmbushur kështu misionin e tyre fetar, që feja ia kërkon çdo myslimani. Haxhi përfaqëson një nga pesë shtyllat e Islamit dhe të gjithë myslimanët duhet ta kryejnë pelegrinazhin të paktën një herë në jetën e tyre.

Myslimanët besojnë se Haxhi është rikthim në gjurmët e profetit Muhamed, që lindi në Mekë, qytetin më të shenjtë të Islamit. Me mijëra pelegrinë po ashtu kanë zgjedhur të ecin përreth tendave të tyre në Mina, afër Mekës, në orët e para të ditës, para se të fillonte udhëtimi i tyre drejt qabesë.

Për shkak të numrit të lartë të vizitorëve, Arabia Saudite ka marrë masa për të garantuar sigurinë dhe për t’ia lehtësuar pelegrinazhin besimtarëve nga e gjithë bota. Sigurisht, fokusi kryesor është tek siguria, për shkak të incidenteve që janë regjistruar në të kaluarën, kur turma në lëvizje ka shkaktuar edhe shumë viktima gjatë këtij rituali. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë