Tragjedi në Mekë, të paktën 550 besimtarë humbin jetën gjatë pelegrinazhit të haxhit! Shkak temperaturat e larta

Tragjedi në Mekë, të paktën 550 besimtarë humbin jetën gjatë pelegrinazhit të haxhit! Shkak temperaturat e larta

Pelegrinë

Të paktën 550 besimtarë kanë humbur jetën për shkak të nxehtësisë ekstreme pelegrinazhit të haxhit, në Arabinë Saudite perëndimore.

Mësohet se 323 e viktimave ishin egjiptianë, shkruan The Guardian.

Pelegrinazhi vjetor, u zhvillua nga 14 deri në 16 qershor pavarësisht të nxehtit ekstrem.

Temperatura në Mekë arritën vlerën deri në 51.8 gradë celcius.

Haxhi, një nga tubimet më të mëdha fetare në botë, është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe besimtarët që janë të aftë duhet të bëjnë pelegrinazhin madhështor të paktën një herë në jetën e tyre.

Por ky tubim fetar po vuan gjithnjë e më shumë pasojat e ndryshimeve klimatike. Sipas një studimi saudit i publikuar në maj tha se temperaturat në vendet ku mbahen ceremonitë po rriten me 0.4°C çdo dhjetë vjet.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë