Nis pelegrinazhi në Kishën e Laçit, 13 të martat e shenjte tek Shna Ndout

Ka nisur këtë të martë pelegrinazhi drejt kishës së Shna Ndout në Laç. Janë 13 të marta që respektohen nga besimtarët për të mbërritur deri në ditën e Shna Ndout. Pelegrinj të shumtë i janë drejtuar këtë të martë këtij vendi të shenjtë për të gjetur ngrohtësi shpirtërore, duke drejtuar lutjet e tyre për qetësi, shëndet, harmoni dhe begati.

Pelegrinet janë nga çdo skaj i vendit dhe përfarojnë besime të ndryshme. Ata besojnë tek mrekullitë e Kishes së Laçit, ndaj edhe e frekuentojnë.

Për të garantuar mbarëvatjen e pelegrinazhit Drejtoria vendore e Policisë në Lezhë në bashkëpunim me pushtetit lokal kanë hartuar një plan masash. Çdo të martë do të ketë prezence të shtuar policie për të garantuar rendin dhe sigurinë publike. Mijëra persona udhëtojnë çdo të javë drejt kishës së Shna Ndout në Laç deri në diten e 13 qershorit kur është dhe festa e këtij shejti dhe numri i pelegrinjëve shkon mbi 1 milion.

Kisha e Shna Ndout daton që nga shekulli XIII dhe objekti i rëndësishem i kultit mori famë për shkak të Shna Ndout, një predikues i njohur katolik.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjin Plehu: 20/03/2019 08:40

    Një pyetje kam, si ka mundësi që një milion njerëz shkojnë për pelegrinazh dhe nuk ndryshojnë nga përjetimi i gjërave shpirtërore? Pse nuk ndryshojnë sjelljet e tyre, të jenë më të mirë, më të dashur, më të butë etj. Nëse do të kishim me të vërtetë një milion njerëz në shqipëri që më të vërtetë të besonin në Zot, do të ishim në një gjendje tjetër. Prandaj unë nuk mendoj se ai vend si edhe vende të tjera në Shqipëri janë të shenjta, thjesht një marrëzi e jona. I hapur për një këndvështrim tjetër

    Përgjigju
    • agim: 30/04/2019 10:10

      njerzit shpesh ikin si delet miresine njeriu e mer kudo ku eshte dhe kur e deshiron ate ,

    • Fredi: 20/03/2019 11:23

      Fiks!

  • Fredi: 19/03/2019 15:50

    Mos harroni t merrni dhe Monën me vete se emrin e “Zoti” e përmend kudo, mbase se ka frikë nga gjith ato që ka bërë. Merreni me vehte që të shenjtërohet!

    Përgjigju
    • Anton: 20/03/2019 10:05

      Monen nuk ka kishe as xhami qe e ndihmon

    • Ai djali: 20/03/2019 07:19

      Hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha me loooot

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë