“Fem Fest”, një festival për gruan shqiptare ka çelur siparin e shfaqejeve artistike të edicionit që vjen në Tiranë për herë të parë dhe jo pa qëllim, por për të dhënë idenë e një 8 Marsi ndryshe. Ky festival që vjen me synimin për sensibilizimin e grave dhe për të ndryshuar edhe realitete të trishta në jetën e tyre, u përshëndet mbrëmë edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Kryebashkiaku përgëzoi nismën e artisteve, por sidomos kauzën e një 8 Marsi ndryshe.
Ai solli në vëmendje një prej nismave që favorizojnë gruan në familjen shqiptare. “Vendosëm që ndihmën ekonomike t’ia jepnim grave, sepse kishim parë që, kur ndihmën ekonomike e merrte burri, ajo shkonte menjëherë në një lokal, ose në një pikë bastesh. Ndërkohë kishim parë se kur ndihmën ekonomike e merrte gruaja, ajo shkonte menjëherë për veshmbathje, për ushqime dhe për libra për fëmijët,” deklaroi kreu i Bashkisë, duke shtuar se, nuk ka kauzë më të denjë dhe më të vyer sesa arsimi i grave dhe vajzave.
“Femfest” është ndërtuar me një platformë shfaqjesh mbresëlënëse, debatesh, këngë, muzikë, ekspozitë, sfilata dhe një protestë këpucësh të kuqe. Pjesë e festivalit që nisi mbrëmjen e djeshme dhe do të vijojë deri në 8 Mars do të jenë artiste, aktiviste, shkrimtare, politikane dhe këngëtare të cilat nëpërmjet zhanreve të ndryshme të artit do t’u japin zë edhe problemeve që nuk fliten, apo atyre që nuk dëgjohen. Të ardhurat e mbledhura nga biletat do të shkojnë për 4 bursa studimi për studentet më të mira të Universitetit të Arteve.
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.5%
-
Jo
51.4%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 10152
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
E reja alarmoi RENEA-n në Astir, shoqet e saj dëshmojnë në polici se u thirrën nga 21 vjeçarja në apartament, përdorën edhe kokainë
11 Janar, 14:45
-
Në pranga shoferi i droguar në Vorë, bllokoi rrugën me makinë dhe kërcënoi efektivët
11 Janar, 13:56
-
Protestat te Bashkia, Veliaj-opozitës: Atyre nuk u numërohen vilat! Ia kam kushtuar jetën Tiranës, 2025 viti i reformave
11 Janar, 13:44
-
Penguan qarkullimin e makinave gjatë tubimit para Bashkisë, nën hetim 7 protestues! Policia: Vendosën një automjet në mes të rrugës
11 Janar, 13:37
-
Rijetëzimi i Kalasë së Elbasanit, nënshkruhet marrëveshja! Rama: Më shumë vizitorë, 200 vende sytë tek ne për Giro d'Italia
11 Janar, 13:04
-
Tiranë/ 47-vjeçari i futet së resë në banesë, tenton ta ngacmojë! 3 të tjerë dhunojnë nënën e partneret! Vihen në pranga
11 Janar, 11:47
-
Tiranë/ Mbante armë zjarri dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 71- vjeçari! I dënuar më parë në Gjermani për vrasje
11 Janar, 10:06
-
Orë kritike për Kryepiskopin Anastas, besimtarët mblidhen mes lutjesh në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë (VIDEO+FOTO)
10 Janar, 21:56
-
Shpallet logoja fituese e Tirana Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025, Veliaj: Mbështesim më shumë artin dhe kulturën
10 Janar, 14:19
-
Zyrtare/ Partizani prezanton sulmuesin e Kombëtares, firmos deri në vitin 2029
10 Janar, 12:49
-
Zbardhet misteri i vajzës në 'Astir'! Haluçinacione nga droga?! 5 djemtë me armë e kyçën në apartament të qetësohej, 21-vjeçarja njoftoi policinë
10 Janar, 10:49
-
Zyrtare/ Alban Bushi firmos kontratën e re, drejton Kombëtaren U-21 deri në fund të vitit 2026
10 Janar, 10:46
Nje gabim i madh ne emrimin e kesaj feste. FEM si pjese e pare e emrit, eshte fillimi i fjales femer. 8 marsi nuk eshte dita e femrave po dita nderkombetare e gruas. Femer kan shume specie ne natyre. Tek kafshet pothuaj 99%. Gra ka vetem qenia njerezore dhe vetem per keto eshte kjo dite!
Përgjigju