Përgatiten pakot ushqimore për pensionistët dhe familjet në nevojë, Xhaçka: Të vetëkufizohemi sot, për më pak plagë nesër
Familjet në nevojë dhe pensionistët kryefamiljarë dhe që jetojnë vetëm do të ndihmohen nga qeveria me pakot ushqimore në mënyrë që të përballojnë këtë situatë të vështirë krijuar nga rreziku i virusit COVID-19 si dhe të mos dalin ngas shtëpitë.
Redaksia 17 Mars 2020, 17:42 | Përditesimi: 18 Mars 2020, 08:40
Ashtu siç kryeministri Rama e paralajmëroi, familjet në nevojë dhe pensionistët kryefamiljarë dhe që jetojnë vetëm do të ndihmohen nga qeveria me pakot ushqimore në mënyrë që të përballojnë këtë situatë të vështirë krijuar nga rreziku i virusit COVID-19 si dhe të mos dalin ngas shtëpitë.
Pakot ushqimore po bëhen gati për pensionistët kryefamiljarë dhe familjet në nevojë dhe se ato do të shpërndahen nga Komanda Mbështetëse në bashkëpunim me Emergjencat Civile dhe pushtetin lokal. Pakot përmbajnë kryesisht produkte ushqimore bazë dhe detergjentë.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka tha nga Rezervat e Shtetit ku po përgatiten pakot ushqimore, se do të ndihmohet çdo familje dhe gjithçka që u kërkohet qytetarëve është durim dhe të qëndrojnë në shtëpi.
“Durim, do ndihmohet çdo familje në nevojë. Shumë shpejt nis shpërndarja e pakove për familjet në nevojë. Fokusi ynë janë pensionistet kryefamiljare dhe familjet më të varfra. Rezervat e Shtetit, bashkitë dhe Emergjencat Civile po bashkërendojnë punën. Është luftë në kuptimin e vërtetë të fjalës, ndaj duhet të kufizojmë çdo gjë që mundemi. Sa më shumë të vetëkufizohemi sot aq më pak plagë e humbje jete do kemi në këtë luftë”, tha Xhaçka.
Shkodër, shpërndahen 100 pako ushqimore për komunitetin rom! Ndihmat do vijojnë dhe për të moshuarit dhe familjet në nevojë
Bashkia Shkodër me strukturat përkatëse ka shpërndarë pako ushqimore për shtresat në nevojë në mënyrë që t’i mbështesë në këtë kohë të vështirë për vendin që është në ‘luftë’ me koronavirusin. Gjatë ditës së sotme bashkia ka shpërndarë 100 pako ushqimore për komunitetin rom, duke i informuar edhe se duhet të kufizojnë lëvizjet e tyre.
Masat janë marrë dhe për mbështetjen e të moshuarve, ndërsa administratorët e pallateve iu është kërkuar informacion i hollësishëm në lidhje me jetesën e tyre në mënyrë që të mbështeten me pako ushqimore.
Pjesë e ndihmës do të jenë edhe invalidët, personat me aftësi ndryshe, Azili i Pleqve, shtëpitë e fëmijëve dhe shtresave në nevojë për t’i mbështetur me asistence dhe ndihma ushqimore.
Gjithashtu kontrollet kanë vijuar edhe me njoftimin e personave të ardhur nga Italia për vetëkarantimin, ku nga 1221 që ndodhen ën Shkodër, kanë ngelur pa u kontaktuar edhe 56 shtetas.
Po kush me ndihmon mua per nje nr kontakti per( ta ndihmu me ndonje ndihme sa te jete e mundur)nje nene te vetme pensioniste dhe e braktisur e me probleme shendetesore me qera tek rruga Porcelanit dhe afer KONADIT?
Përgjigju
Report Tv: 21/03/2020 19:27
Pershendetje
Mundet te kontaktonine kete numer 0800 40 40 te leshuar nga Ministria e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale
Amiri: 17/03/2020 19:13
Bravo qeverise,,,vazhdoni te qendroni prane familjeve te varfra e ne nevoje....
Po kush me ndihmon mua per nje nr kontakti per( ta ndihmu me ndonje ndihme sa te jete e mundur)nje nene te vetme pensioniste dhe e braktisur e me probleme shendetesore me qera tek rruga Porcelanit dhe afer KONADIT?
PërgjigjuPershendetje Mundet te kontaktonine kete numer 0800 40 40 te leshuar nga Ministria e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale
Bravo qeverise,,,vazhdoni te qendroni prane familjeve te varfra e ne nevoje....
Përgjigju