Nis plakja e popullsisë, bie numri
 i fëmijëve nën 14 vjeç (Grafik)

Nis plakja e popullsisë, bie numri<br /> i fëmijëve nën 14 vjeç (Grafik)
Shqipëria njihet si vendi me popullsinë më të re në Evropë. Por me sa duket kjo nuk do të vazhdojë të jetë dhe për shumë kohë.

Numri i fëmijëve nën 14 vjeç në Shqipëri në vitin 2014 ra në 547 mijë vetë, 19 mijë më pak se në vitin 2013 dhe 95 mijë më pak se sa në vitin 2010, bëri të ditur Instituti i Statistikave në Vjetarin Statistikor të publikuar së fundmi. Rënia e shpejtë e numrit të fëmijëve vjen si pasojë e rënies së vazhdueshme të numrit të lindjeve, rënie që ka filluar që nga vitet ‘90.

Në të njëjtën kohë, numri i të moshuarve mbi 65 vjeç, u rrit në 354 mijë vetë, 11 mijë më shumë se sa një vit më parë dhe 37 mijë më shumë se sa në vitin 2010. Numri i të moshuarve ka ardhur në rritje në Shqipëri si pasojë e rritjes së jetëgjatësisë në vend.

Në të njëjtën kohë, mosha mesatare e Shqipërisë, sipas llogaritjeve të INSTAT, u rrit në 36.6 vjeç, nga 34.4 vjeç që ishte në vitin 2010. Rritja e moshës mesatare të popullsisë ka ardhur pjesërisht si pasojë e rënies së numrit të lindjeve në vend dhe pjesërisht si pasojë e emigrimit masiv të viteve të fundit, emigrim që ka gërryer më shumë popullsinë e re. /BIRN/

grafiket
mbi 16 vjec
*Të moshuar mbi 65 vjeç

mosha mesatare
*Mosha mesatare

lindjet

*Lindjet

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron nga përmbytjet në Vlorë! Rrugë, banesa, biznese e makina...gjithçka e zhytur në ujë

Ekskluzive/ Report Tv sjell pamjet me dron nga përmbytjet në Vlorë! Rrugë, banesa, biznese e makina...gjithçka e zhytur në ujë